Aktivitete

Konferenca Kombëtare e Mësuesëve, Mentorëve nga Biznesi dhe Alumni JA

Ndihmon në krijimin dhe zhvillimin e përbashkët të standarteve dhe praktikave më të mira të edukimit në përcjelljen e njohurive tek të rinjtë mbi sipërmarrjen.

 

Kampet Rajonalë të Inovacionit

Promovojnë të rinjtë në rolin e problem–zgjidhësve dhe novatorëve. Nxenësit punojnë së bashku në grupe, nën presionin e kohës, për të identifikuar zgjidhje novatore që adresojnë më së miri sfdën e kampit.

 

Drejtues për një ditë

Promovon vlerat e lidershipit dhe vendimmarjes etike mes të rinjve. nxënesit e rrjetit JA shoqërojnë në një ditë punë drejtues të vërtetë, të afirmuar të sektorit publik dhe privat.

 

Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Shoqërive Sipërmarrësve

Promovon konkurrencën dhe idetë e zgjuara për biznes përmes sipërmarrjeve të krijuara dhe drejtuara nga të rinjtë te cilet  nxjekin programin JA. Panairi dhe konkursi sjell bashkë shoqëritë më të mira të nxënësve JA të cilat konkurrojnë mes tyre për titullin “Shoqëria më e mirë e vitit” – e cila përfaqëson Shqipërinë në konkursin Europian për të njëjtin çmim në Konkursin Europian të Shoqërive të Nxënësve.

 

Kampi Veror

Ka për qëllim të kultivojë fort te të rinjtë konceptet e lidershipit, aftësive për punë, duke i vënë theksin vendimmarrjes dhe aftësive manaxheriale. Përgjatë ditëve të Kampit, nxënësit kanë mundësinë të njohin dhe të kuptojnë botën e punës, shpirtin sipërmarrës, principet kryesore të të mësuarit duke punuar në grup dhe individualisht.

Praktika Pune 

Ka për qëllim përgatitjen për tregun e punës të të rinjve universitarë ose të sapo dipllomuar, antarë të  rrjetit’’ JA Alumni Associtation’’, por jo vetëm, nëpermjet një programi të strukturuar internshipi alumni me partnerë biznese, korporata, institucione të ndryshme të cilat operojnë në tregun Shqiptar.  

Përpost aktiviteteve tepër impenjative të sipërpërmendura, organizata JA of Albania mundëson dhe angazhimin e aktorëve të biznesit në procesin e edukimit dhe formimit të të rinjve në disa mënyra dhe nivele. Aktorët e biznesit përfshihen në cilësinë e:

           drejtuesve pritës

          anëtarëve të jurisë

          mentorëve

          vullnetarëve të biznesit në klasë ose në distancë (monitorimin në distancë në mënyrë elektronike)

          mbështetësve financiarë qe investojnë në promovimin e të rinjve të talentuar