Modulet e programit JA në sistemin arsimor bazë (k9), janë pjesë e integruar në lëndën e Qytetarisë

 

Arsimi parashkollor/klasa përgatitore 

Kapitulli:UNË synon të përfshijë nxënësit në veprimtari në të cilat demostrohet ndihma, puna, fitimi dhe kursimi.

Klasa e parë

Kapitulli:FAMILJET TONA thekson rolin që njerëzit luajnë në ekonominë vendore dhe  përfshin nxënësit në veprimtari që lidhen me nevojat, dëshirat, profesionet, mjetet dhe aftësitë si dhe me ndërvarësinë. 

Klasa e dytë

Kapitulli: KOMUNITETI YNË eksploron rolet e ndërvarur të punëtorëve, punët që ata bëjnë dhe mënyrën si funksionon një komunitet. Në të njëjtën kohë  ata mësojnë të vlerësojnë llojet e ndryshme të punëve, të krahasojnë metodat për prodhimin e produkteve të ndryshme, të kuptojnë rëndësinë e taksave dhe të qeverisë për komunitetin. Po kështu, nxënësit njihen edhe me qarkullimin e parasë.

Klasa e tretë

Kapitulli: QYTETI YNË studion karrierën profesionale dhe aftësitë që njerëzit duhet të kenë për të punuar në profesione të ndryshme. Në të njëjtën kohë ajo studion edhe mënyrën si  veprimtaria ekonomike ndihmon në jetën e një qyteti.

Klasa e katërt

Kapitulli: KOMBI YNË ofron informacion praktik për nevojat që duhet të kenë individët që merren ose dëshirojnë të ndërtojnë një veprimtari ekonomike (biznes), në mënyrë që ata të mund të përballojnë kërkesat gjithnjë e më të larta të tregut të punës.Më tej, kjo linjë shqyrton konceptin e globalizimit të prodhimit që lidhet me materialet e prodhimit dhe me nevojën e nxënësve për të qenë sipërmarrës në mendim, tipar i domosdoshëm në botën e sotme të karrierës.

Klasa e pestë

Kapitulli: EVROPA DHE UNË eksploron marrëdhëniet ndërmjet burimeve natyrore, njerëzore dhe kapitale që ndodhen në vende të ndryshme si dhe veprimtaritë ekonomike në Evropë që prodhojnë të mira dhe shërbime për konsumatorët. Ajo do të ndihmojë nxënësit të shqyrtojnë edhe  mënyrën e veprimit të bizneseve në Evropë dhe  çështje të ndryshme ekonomike  të tilla si vazhdimësia dhe ndërvarësia.

Klasa e gjashtë

Kapitulli:TREGU GLOBAL ndihmon nxënësit të mësojnë për sipërmarrësin dhe sipërmarrjen. Nxënësit nxiten të përdorin mendimin e tyre kritik për të zotëruar aftësitë sipërmarrëse dhe të rritur dëshirat e tyre të karrierës. 

Klasa e shtatë

Kapitulli: EKONOMI PËR SUKSES synon aftësimin e nxënësve në fushën e financave vetjake. Ajo synon t’i bëjë ata të vetëdijshëm për rëndësinë e përcaktimit  prej tyre të qëllimeve në fushën e arsimimit dhe të karrierës, mbi bazën e njohjes se aftësive, interesave dhe vlerave vetjake. Në të njëjtën kohë, kjo linjë u tregon nxënësve  përfitimet që ata kanë nga shkolla dhe frekuentimi i saj.

Klasa e tetë

Kapitulli: ËSHTË E ARDHMJA IME ofron informacion praktik për përgatitjen e nxënësve për botën e punës, gjatë kohës që janë në shkollë. Në këtë mënyrë lidhet drejtpërdrejt me edukimin për karrierë