Implementimi i Programeve Junior Achievement në Shqipëri filloi në vitin akademik 2012 - 2013 përkatësisht në klasat e 11-ta dhe të 12-ta të shkollave të mesme. Modulet e integruara për çdo klasë përbehen nga dy programe JA dhe respektivisht si më poshtë:

Klasa e 11-të "Njohuri për Biznesin I"

JA Etika e Biznesit dhe JA Aftësi për Sukses

Në klasën e 11-të nxënësit njihen me parime të rëndësishmë të etikës që ndërhyjnë në

procesin e vendimmarrjes në biznes; gjithashtu, ata njihen me paketën e 16 aftesive bazë

që nevojiten për një jetë të suksesshme profesionale dhe personale në botën e punës dhe

jetës sociale, kuptojnë rëndësinë e përftimit të këtyre aftësive (veçanërisht, aftësite e

transferueshme nga një punë në tjetrën) dhe ndërtimit profesional të tyre, si dhe të

marketimit të vetvetes (shitjes së aftësive të tyre në treg). Në këtë lëndë nxënësit ushrohen

edhe për strukturimin e jetëshkrimit të tyre (CV) dhe për procesin e intervistës së punës.

       

Klasa e 12-të "Njohuri për Biznesin II":

JA Shoqëritë e NxënësveJA Bëhu Sipërmarrës dhe JA Drejtues për një ditë.

Në klasën e 12-të nxënësit organizohen brenda një shoqërie nxënësish (shoqëri

biznesi) në departamente të ndryshme [dept. prodhimi, marketing, burime njerëzore,

financë, marrëdhënie me publikun], duke drejtuar secilin departament të shoqërisë së tyre.

Nxënësit përfshihen drejt për drejtë në etapat e një biznesi, duke filluar me përzgjedhjen

një produkti për treg, studimin e tregut / komunitetit të tyre, identifikimin e blerësve të

produktit, marketimin e produktit, prodhimin dhe shitjen e produktit. Në këtë klasë,

nxënësit do të kuptojnë direkt se c’do të thotë të hysh në treg, të kesh të bësh më

aksionarë, me një Bord drejtues që mbikqyr veprimtarinë e shoqërisë, me klientë, të

raportosh mbi ecurinë e prodhimit/shitjes, mbi performancën vjetore të shoqërisë, si dhe

të mbyllësh e likuidosh shoqërinë duke u përpjekur të sigurosh sa më shumë fitime (sa më

shumë shitje në treg) dhe sa më pak humbje (minimizosh koston e prodhimit, etj).

Veçantia ose risia tjetër që sjell lënda e klasa e -të12 është mundësia për të shoqëruar një

drejtues të vertetë në një shoqëri private biznesi, duke u angazhuar në projekt-

eventin "Drejtues për një ditë".