Në sistemin e mesëm arsimor, modulet JA janë pjese e:

         kurrikules berthamë, kapitull ne Ekonomi, lënde në klasën 12-të

         modul me zgjedhje për klasat e 11-ta-12-ta

Klasa e 12 – Ekonomia 12

ETIKA E BIZNESIT synon tё nxitё dhe zhvillojё aftёsitё pёr vendimmarrje etike, ndërkohë qё nxënësi përgatitet për t’iu bashkuar fuqisë punëtore për qenё kontribues në tregun global. Kjo tematikё realizohet pёrmes veprimtarive ndërvepruese në klasë, por edhe pёrmes punёve tё pavarura nё shtёpi.

AFTËSI PËR SUKSES i njeh nxënësit me  aftësitë kyç për të pasur sukses në jetë dhe në punë.

FINANCAT PERSONALE u shpjegon nxenësve se, pёr tё patur burime financiare të shëndosha, duhet të mendojnë si tё planifikojnë dhe menaxhojne zgjedhjet nё jetёn e tyre. I njeh ata me rolin e të ardhurave te financave personale, ndikimin që kanë zgjedhjet arsimore në të ardhurat gjatë gjithë jetës dhe i përcakton rëndësinë e planifikimit në marrjen e vendimeve financiare.

BËHU SIPERMARRËS prezanton nxënësit me elementet thelbësore të një plani biznesi praktik. Duke i zhvilluar në mënyrë të detajuar të gjithë elementët e planit të biznesit, ky program i sfidon ata për të filluar një sipërmarrje personale ndërsa janë ende në shkollë të mesme

 

Klasat e 11-ta  12-ta (lëndë me zgjedhje)

Programi: DREJTUES PËR NJË DITË & SHOQËRITË E NXËNËSVE

DREJTUES PËR NJË DITË përmbush nevojat e një grupi të rinjsh në shkollat e mesme, duke ju mundësuar angazhimin, pasurimin akademik, dhe mësimin me anë të eksperiencës praktike me veprimtaritë e biznesit.

SHOQËRITË E NXËNËSVE programi më i suksesshëm i paketës së Junior Achievement. Me mbështetjen  e vullnetarëve ne klasë nga komuniteti i biznesit, programi Shoqëritë e Nxënësve, pajis nxënësit e shkollave të mesme me bazat e të drejtuarit të një biznesi. Duke qënë pjesë e një shoqërie biznesi të krijuar në klasë, nxënësit jo vetëm që mësojnë se si funksionon një sipermarrje/shoqëri, por në te njëjtën kohë mësojnë sistemin, strukturën, funksionimin dhe veprimtarinë e një  sipërmarrje. Shoqëritë e Nxënësve ndihmojnë të rinjtë të vlerësojnë dhe kuptojnë më së miri rolin e biznesit ne shoqërinë dhe kontekstin shqiptar.