Organizata Junior Achievement of Albania (JAA), u themelua në Prill të vitit 2012. Ajo është anëtare e Junior Achievement Worldwide.

Misioni i Junior Achievement of Albania  është, të nxisë dhe të mbështesë edukimin ekonomik dhe sipërmarrjen tek të rinjtë shqiptarë.

Programi  JA në Shqipëri është si një investim strategjik i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) me mbështetje institucionale të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Modulet Junior Achievement tanimë janë pjesë e kurrikulës bërthamë dhe me zgjedhje në të gjitha shkollat e mesme dhe ato të arsimit bazë(sistemi k-9). Si një shembull unik midis 122 vëndeve të cilët zbatojnë programin JA në shkolla,  mbështetja siguron një përfshirje cilësore të programit JA në kurrikulën arsimore, ngritjen e kapaciteteve të stafit mësimdhënës dhe përfshirjen e vazhdueshme të komunitetit të biznesit në jetën shkollore.

Me ndihmën e mësuesëve, mentorëve dhe liderëve të biznesit, JA of Albania synon që të:

       ngushtojë hapësirën mes të nxënit teorik dhe të nxënit praktik

       ndihmojë të rinjtë të bëjnë zgjedhje të zgjuara për karrierën e tyre

       ndihmojë të rinjtë të konsiderojnë vetëpunësimin dhe zotërimin e një biznesi

       ndërgjegjësojë dhe rrisë njohuritë mbi kompetencat financiare dhe ato të sipërmarrjes

       frymëzojë të rinjtë të mendojnë dhe të sillen si sipërmarrës

Zbatimi i programit JA do të ketë impakt në:

       zhvillimin e kapaciteteve të mësuesëve në zbatimin e metodologjisë efektive në përcjelljen e njohurive mbi sipërmarrjen

       promovimin e të nxënit interaktiv të tyre nga bashkëmoshatarët me anë të angazhimit të JA alumni    

       krijimin e urave ndërlidhëse mes botës së edukimit dhe botës së biznesit përmes partneritetit mes shkollave JA dhe komunitetit të biznesit privat 

       sipërmarrje dhe inovacion nën drejtimin e të rinjve

       fuqizimin dhe lidershipin e të rinjve

       konsolidimin e aftësive të nevojshme për tregun e punës në shekullin e 21-të


 

Junior Achievement ndër vite

 

Programet JA 

 

 

JUNIOR ACHIEVEMENT

FUQIZON TË RINJTË PËR TË ZOTËRUAR SUKSESIN E TYRE!