Organizata "Junior Achievement of Albania" (JAA), u themelua në Prill të vitit 2012. JAA është anëtare e Junior Achievement Worldwide.

Zbatimi i programit JA në Shqipëri dhe Organizata Junior Achievement of Albania mbështeten nga Fondacioni Amerikano - Shqipëtar për Zhvillim, AADF (http://www.aadf.org).

Organizata JAA administron zbatimin e programit Junior Achievement në shkollat e mesme shqiptare. Në 4 vite akademike të zbatimit të JA në Shqipëri, rrjeti i shkollave u zgjerua nga 53 ne 176, dhe numri i të rinjve përfitues të përfshirë në program, u rrit nga 3,723 në mbi 11,180 të rinj. Në kurrikulën e arsimit bazë, programi JA është përfshirë si moduli  integruar në lëndën e Qytetarisë.

Programi JA për shkollat e mesme përfshijnë kurikula të ekonomisë dhe biznesit për nxënës të klasave 11-12.

Ato janë hartuar për të ndihmuar nxënësit që të:

  • vlerësojnë aftësitëinteresat dhe vlerat e tyre personale;
  • kuptojnë përfitimet ekonomike të edukimit;
  • shqyrtojnë mundësitë e karrierës;
  • mësojnë  aftësitë e punëkërkimit dhe të praktikojnë menaxhimin financiar personal dhe familjar.


Qeveria Shqiptare shikon zhvillimin e sipërmarrjes private në  Shqipëri si një forcë lëvizese kryesore për zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Ministria e Mirëqënies Social dhe Rinisë (MMSR) kanë identifikuar edukimin ekonomik dhe sipërmarrjen në shkollë si një instrument efikas për nxitjen e inisiativës (biznesit) private në Shqipëri.

MAS, MMSR dhe AADF (Fondacioni Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim) udhëhiqen nga i njëjti qëllim për të promovuar fuqimisht sipërmarrjen në shkollat shqiptare. Këto institucione ndajnë të njëjtin këndvështrim lidhur me rëndësinë e të nxënit praktik nëpërmjet krijimit të eksperiencave.

Programi JA i prezanton nxënësit me karakteristikat kryesore dhe rolin e biznesit brenda sistemit ekonomik. Junior Achievement përdor përvoja praktike për të ndihmuar të rinjtë që të kuptojnë ekonominë e jetës. Në bashkëpunim me bizneset dhe mësuesit, JA u sjell nxënësve botën reale, duke u hapur mendjen dhe duke krijuar mundësi për të shpalosur potencialin e tyre.