Junior Achievement of Albania

View Original

Festivalin Rajonal të Sipërmarrjes - Shkodër 2024

Në 26 Prill, organizuam me sukses GEN-E ALBANIA - Festivalin Rajonal të Sipërmarrjes në qytetin e Shkodrës!

145 nxënës pjesë e 29 kompani nxënësish nga 13 shkolla të qyteteve të Tiranës, Malesisë së Madhe, Shkodrës, Peshkopisë, Shijakut dhe Kukësit, shfaqën produktet dhe shërbimet e tyre inovative duke ftuar "klientet" e shumtë, qytetarë të qytetit të Shkodrës t'i pyesinin e vlerësonin për punën e bërë.

Kompania e Nxënësve është një modul lëndor pjesë e kurrikulës me zgjedhje të Arsimit të mesëm të lartë, që edukon tek të rinjtë parimet dhe aftësitë e sipërmarrjes dhe edukatës financiare, të vena në praktikë.

Idetë dhe produktet e biznesit të Kompanive të Nxënësve adresojnë nevojat e tregut dhe specifikisht:

  • 40% Ekonomi e gjelbër

  • 34% IT & Inovacion

  • 26% Web & App Design

Festivali Rajonal i Sipërmarrjes pasqyron punën disa mujore të Programit “Kompania e Nxënësve e JAA”,  i cili këtë vit arsimor startoi me zhvillimin e lëndës me zgjedhje “Shoqëritë e nxënësve” në 52 shkolla të arsimit të mesëm të lartë për 2,132 nxënës, u pasua me ngritjen e 68 Kompanive të Nxënësve dhe trajnimin e 132 nxënësve drejtues të këtyre Kompanive.

Një falenderim i veçantë për mbështetjen institucionale të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Bashkisë Shkodër si dhe mbështetje financiare të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Tirana Bank.