Junior Achievement of Albania nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Korpusin e Paqes në Shqipëri
Junior Achievement of Albania ka kënaqësinë të ndajë lajmin e një partneriteti të ri me Peace Corps Albania. Ne e kemi zyrtarizuar bashkëpunimin tonë përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, një moment historik i rëndësishëm për ne. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Drejtoresha Ekzekutive e JAA, Blerina Guga, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Megan Willson.
Ky partneritet përfaqëson një vizion të përbashkët për të fuqizuar të rinjtë e Shqipërisë. Sipas kësaj marrëveshjeje, Vullnetarët e Korpusit të Paqes do të trajnohen për zbatimin e programeve të JAA në shkollat partnere në të gjithë Shqipërinë. Kjo iniciativë është krijuar për te edukuar të rinjte tanë aftësi kritike të jetës - kompetenca financiare, aftësi për punësim, zhvillim në karrierë dhe më shumë. Vullnetarët do të ndihmojnë në kultivimin e talenteve në të folurit publik, kërkimin, shkrimin, punën ekipore dhe udhëheqjen mes nxenesve.
Ne në Junior Achievement of Albania jemi të përkushtuar të investojmë në liderët e ardhshëm të vendit tonë. Duke bashkuar duart me Vullnetarët e Korpusit të Paqes, ne po krijojmë terrenin për përvojat transformuese arsimore që premtojnë të nxisin një të ardhme më të ndritshme për rininë tonë.
Ky bashkëpunim është më shumë se vetëm një marrëveshje; është një angazhim për të rinjtë e Shqipërisë, duke u ofruar atyre mundësitë dhe aftësitë e nevojshme për të lulëzuar në një botë konkurruese. Ne jemi të etur për të parë frytet e këtij partneriteti dhe kemi besim se së bashku, ne mund të bëjmë një ndikim të rëndësishëm në peizazhin arsimor dhe profesional të Shqipërisë.