JUP 3.0 kohorta e 3të gati për Programin e Inkubimit e Akselerimit
Me hapjen e thirrjes për aplikime në kohortën e 3të të Programit JuniorUP në datën 15 Shkurt, nisën edhe takimet informuese mbi të gjitha etapat e kriteret e Programit JUP 3.0. Përgjatë gjithë muajit Shkurt e deri në datën e fundit të aplikimit 15 Mars, përfaqësues të programit organizuan takime informuese e këshilluese me të rinj të cilët idetë e tyre dëshironin t’i kthenin në biznese të suksesshme.
Përmes këtyre 15 takimeve u arrit që të prezantohej kjo mundësi në më shumë se 550 studentë të:
1. Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
2. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës,
3. Universitetit Europian të Tiranës
4. Universitetit të New York,
5. Western Balkan University,
6. Universitetit Polis,
7. Kolegjit Universitar Beder,
8. Ofipina HUB.
Në përfundim të periudhës së aplikimeve u përzgjodhën 17 ekipe dhe ide biznesesh për të avancuar në Selection Bootcamp, një event intensiv prej 1 dite e gjysëm. Në Selection Bootcamp ekipet patën mundësinë të përmirësojnë idetë e tyre përmes mentorimeve kokë më kokë me ekspertë të fushës. Në përfundim të Selection Bootcamp u përzgjodhën 8 ekipet më premtuese për të qenë pjesë e kohortës së 3të të programit Junior UP:
1. Multifunctional Educational Gaming M.E.G,
2. Vintagora,
3. Bubi,
4. Lookup
5. Whassup,
6. V’ark,
7. Shamata,
8. Myofit.