"3E-English-Entrepreneurship–Employability" Tryeza Diskutimi
Identifikimin e modeleve dhe praktikave kombëtare e lokale që mundësojnë integrimin e studentëve në tregun e punës kishin si qëllim gjashtë tryezat e zhvilluara nga JA of Albania si pjesë e projektit “3E - English- Entrepreneurship – Employability" që po zbatohet me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Tryezat u zhvilluan në periudhën prill-qershor 2022 në partneritet me Universitetet "Fan S.Noli" Korçë, "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, "Aleksandër Moisiu" Durrës, "Ismail Qemali" Vlorë dhe "Eqerem Çabej" Gjirokastër.
Pjesë e këtyre tryezave u bënë aktor të ndryshëm që kanë role e përgjegjësi në këndvështrimin e krijimit të një mjedisi mundësues që nxit punësimin e të rinjve në tërësi e stdentëve në veçanti, specifikisht Departamentet e Karrierës pranë Universiteteve përkatëse, pedagogë të universiteteve, përfaqësues nga strukturat e Bashkive respektive, Zyrave të Punës, si dhe studentë pjesë të Klubeve të Debatit. Në secilën prej tryezave modele të praktikave kombëtar e lokale u prezantuan nga ekspertë të fushës, ndërkohë studentët e pjesëmarrësit adresuan sfidat që ndeshin për ti bërë politikat kombëtare e lokale të zbatueshme për çdo student. Tryezat nxorrën në pah nevojën për të ridimensionuar rolin dhe angazhimin e Departamenteve të Karrierës në Universitete në këndvështrimin e informimit të studentëve mbi hapësirat që realisht egzistojnë për tu mundësuar një integrim të shpejtë në tregun e punës.