Vizita fizike në Silicon Valley e startupeve shqiptare!
Programi 'Roadmap to Silicon Valley' (Rrugëtim drejt Silicon Valley), një nismë e Junior Achievement of Albania dhe TechSpace, në partneritet me PROTIK dhe mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), u lançua në Dhjetor 2019 si një thirrje e hapur për të gjitha startupet guximtare të ekosistemit.Përgjatë 2 muajve thirrja grumbulloi mbi 60 aplikime nga startupe të industrive të ndryshme që paraqisnin zgjidhje nga më kreativet dhe teknologjiket.
Pas vlerësimeve nga juria, 25 startupet që u gjykuan se kishim më tepër potencial për sukses në të ardhmen, u përzgjodhen gjatë muajit Mars 2020, per të vijuar në fazën II-të të programit.Startupet e përzgjedhura vazhduan rrugëtimin e tyre me një seri trajnimesh nëpërmjet një programi intensiv workshop-esh, mbi zhvillimin e mëtejshëm të ideve të tyre. Trajnuesit u përzgjodhën ekspertët më të mirë ndërkombëtarë me eksperienca të suksesshme në botën e biznesit dhe sipërmarrjeve të reja.
Për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila preku edhe Shqipërinë, Programi i Inkubimi u zhvillua online.Programi i inkubimit, u përshtat duke marrë si model kurrikulat dhe qasjet më të njohura për inkubimin/akselerimin e startupeve sipas modelit Silicon Valley. Programi zgjati disa muaj, duke përmbajtur mentorime, trajnime dhe konsulence specifike për nevojat e startupeve.
Në fund të kësaj faze, vetëm 12 startupe arritën të kalojnë në fazën tjetër të programit 'Roadmap to Silicon Valley', atë të Demo Day.Faza e 3-të e rrugëtimit, Demo Day u zhvillua në 30 mars 2021 si dita finale e pasqyrimit të të gjithë punës imenjative të bërë nga startupet gjatë programit të inkubimit. Përmes moderimit të Znj. Blerina Guga, CEO e JAA , sipërmarrësit prezantuan përpara investitoreve dhe jurisë ecurinë e tyre përmes planit të biznesit, studimit të tregut, strategjisë së marketingut, zgjidhjeve teknologjike të përdorura për krijimin e produktit, etj.
Juria ishte e përbërë nga ekspertët më të mirë të fushës dhe njerëz të suksesshëm në fushën e startup-eve dhe sipërmarrjeve të reja: Znj. Mirlinda Karçanaj, Drejtore e AKSHI; Z. Dorin Rama, CEO i Crimson Finance Fund; Z. Igor Madzov, SwissEP Investment Facilitator WB; Znj. Irene Dorsman, CEO e Angel Forum Vancouver; Z. Kushtrim Xhakli, Drejtor i Connected Inventions; Z. Max Gurvits, shef i Vitosha Partners & Ventures; Director – Z. Praveen Varshney, Drejtor i Varshney Capital Corp dhe Z. Kieth Ippel, CEO i Spring.
Në fund të Demo Day, juria dhe investitorët përzgjodhën 9 startupet me potencial më premtues. Për shkak të Covid-19 gjithçka u zhvillua online, suksesshëm dhe me synimin që sapo të ishte e mundur, startupet e përzgjedhura do të mund të zhvillonin vizitën e tyre fizike në Silicon Valley.Megjithëse 12 muaj më vonë, për shkak të Covid-19, një grup prej 6 startupesh, pjesë e Programit ‘Roadmap to Silicon Valley’ përjetuan fizikisht eksperiencën e ekosistemit të startup-eve në Silicon Valley. Përgjatë një vizite 6 ditore, startupet ishin pjesëmarrës në 2 konferenca me synim teknologjinë dhe zhvillimin e marketingut digjital, si dhe në 1 panair startupesh ndërkombëtare:
Konferenca TechspoSV (fokusuar tek teknologjia dhe startupet),
Konferenca DiGiMarCo (fokusuar tek marketing digjital dhe startup-et),
SUGAR Expo 2022 (panair startupesh ndërkombëtare).
Përgjatë pjesëmarrjes në këto evente, startupet shqiptare dhe përfaqësuesit e tyre patën mundësi të prezantoheshin nga afër me aktorë të ndryshëm të ekosistemit në Silicon Valley dhe më gjerë San Francisco si investitor, startupe të industrive të ndryshme, përfaqësues korporatash dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare si Logitech, Verizon, Atlassian, Salesforce, Airbnb, The New York Times, etj.
Starrtupet të cilat morën pjesë në këtë vizitë në Silicon Valley ishin:
1. CoGo, një aplikacion në telefon i cili do të ndihmojë njerëzit tësocializohen dhe ndërveprojnë me ata që kanë më afër tyre fizikisht.
2. Swipin, mendoni një rrjet të tërë individësh dhe biznesesh që këmbejnë me njëri tjetrin mallra dhe para në mënyrën më të lehtë të mundshme duke komunikuar si në një rrjet social.
3. Markozz, zgjidhja B2B për bizneset e-commerce, duke përfshirë mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientin dhe administrimin e rrjeteve sociale, të gjitha në një vend. Duke analizuar sjelljet e klientëve, Markozz gjeneron të dhëna dhe informacione me qëllim krijimin e paketave, shërbimeve dhe produkteve të personalizuara për klientët në bazë të të sjelljeve të tyre në blerje.
4. Gazoo, platforma që sjell bashkë punëkërkuesit me Menaxherët e Burimeve Njerëzore duke sjellë një formë të re rekrutimi dhe interaktiviteti në këtë marrëdhënie.
5. Fomobot.ai, është automatizimi në mënyrë krejtësisht autonome i administrimit të portofolit të kriptomonedhave, sikurse të kishit një agjent tuajin të dedikuar 24 orë në 24.
6. E-Agric, sjell një zgjidhje digjitalizimi për të gjithë zinxhirin e vlerës në sektorin e bujqësisë me qëllim uljen e riskut si dhe maksimizimin e të gjitha burimeve dhe proceseve.
Programi “Roadmap to Silicon Valley” ishtë një nismë e Junior Achievement of Albania dhe TechSpace, në partneritet me PROTIK dhe mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) që u zbatua gjatë vitit 2020, si një mundësi unike për të gjithë startup-et dhe të rinjtë e pasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për të rritur përfshirjen e tyre aktive në sipërmarrjen e TIK-ut, veprimtarive kreative, inovative dhe konkurruese përmes ndërtimit të kapaciteteve, duke nxitur zhvillimin e ideve/iniciativave të reja.