Junior Achievement of Albania

View Original

BY LEAP: Uebinarë për ngritjen e kapaciteteve për OJF-të

Tre sesione webinare me pesë (5) OJF të përzgjedhura u zhvilluan nga Junior Achievement of Albania gjatë muajit Nëntor, me qëllim rritjen e kapaciteteve të OJF-ve në përgatitjen e planeve të tyre strategjike.Gjithsej 20 anëtarë nga OJF-ve  të përzgjedhura (menaxherë projektesh, drejtorë ekzekutivë, koordinatorë programesh dhe vullnetarë) morën pjesë në këto webinarë për ngritjen e kapaciteteve. Nëpërmjet webinareve ata patën mundësinë të takohen dhe të kalojnë tema të tilla si, Planifikimi Strategjik (rëndësia e planifikimit strategjik, mjetet, analiza SWOT); Vizioni, Misioni, Parimet, Vlerat, Çështjet/Prioritetet Kritike; Qëllimi kryesor i OSHC-ve, Objektivat dhe Aktivitetet Specifike dhe më shumë. Kështu, duke fituar njohuri më të gjera dhe aftësi kyçe për të menaxhuar më mirë dhe për të pasur sukses me OSHC-të e tyre.