Junior Achievement of Albania

View Original

Debatuesit më të rinj të Junior Achievement of Albania

Për të dytin vit rradhazi programi “Debating Economics” vazhdon implementimin e tij në shkollat e arsimit të mesëm të lartë, tani më me 16 shkolla të reja që i janë bashkuar këtë vit. Tashmë pjesë të programit janë 39 shkolla të arsimit të mesëm, të cilat kanë ngritur dhe vazhdojnë punën me Klubet e tyre te Debatit në kudër të programit “Debating Economics”. 230 nxënës u trajnuan përgjatë muajit shkurt si pjesë e Klubeve të Debatit të 16 Shkollave të Arsimit të Mesëm të Lartë në Shqipëri, të bashkuar rishtazi në program. Trajnimet me nxënësit e Klubeve të Debatit u zhvilluan në 16 qytete Tiranë, Koplik, Berat, Fier, Memaliaj, Përrenjas, Shijak, Kavajë, Elbasan dhe Peshkopi. Trajnimi i nxënësve të Klubeve të Debatit ka për qëllim aftësimin e tyre me njohuri kyçe mbi formatin e debatit që zbatohet në program, rregullat kryesore të tij dhe elementë të tjerë lidhur me të, për të qenë debatues të sukseshëm.Pas pjesëmarrjes në trajnim nxënësit do të kenë mundësi të vënë në zbatim njohuritë e marra në përballje me bashkëmoshatarët e tyre në konkurset rajonale dhe kombëtare të programit të Debatit të Junior Achievement of Albania.