Drejtues për një ditë 2021
'Drejtues për një ditë' vazhdoi traditën e tij pavarësisht përshtatjes së kushteve të reja përmes të cilave bizneset e natyrave dhe madhësive të ndryshme tashmë po operojnë në treg.
Liderët e rinj të mbi 14 shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria, kaluan një ditë pune përkrah drejtuesve të lartë të bizneseve dhe institucioneve publike duke prekur situata reale të përditshmërisë së këtyre drejtuesve.
Për 1 ditë ata ndjenë përgjegjësitë, vendimet dhe sfidat e drejtimit të biznesve private si dhe institucioneve publike, duke u inspiruar kështu për atë çka i pret më tutje në ndërtimin e karrierës së tyre. Kjo mundësi unike u vlerësua gjithashtu nga persektiva e bizneseve të cilat pa hezitim i mirëpritën liderat që të mund të njihnin dhe kuptonin akoma më mirë se si funksionon hallkë pas hallke çdo biznes apo institucion.
Dita kulmoi me 'Natën Gala' ku të gjithë liderët e rinj dhe përfaqësuesit e bizneseve dhe insituioneve, mësuesit dhe mbështetës të tjerë u mblodhën për të ndarë përjetimet e tyre dhe mesazhet inkurajuese të kësaj eksperience.Patjetër që 1 ditë nuk mjafton, këtë e pohojnë edhe vetë liderët e rinj si dhe bizneset e institucionet pritëse, por 1 ditë është një shkëndijë e cila më pas transformohet në një rrugëtim jetë ndryshues.