Junior Achievement of Albania

View Original

''Flasim gjuhën e tregjeve financiare''

100 nxënës të 10 shkollave të mesme në Shqipëri pak muaj më parë u bënë pjesë e konkursit të ndërmarrë nga JA of Albania “Ne flasim gjuhën e tregjeve financiare”. Të rintë u angazhuan në hartimin e një fjalorthi me terma dhe koncepte themelore në fushën e investimeve dhe të sipërmarrjes, të shprehur në gjuhë të thjeshtuar dhe të përshtatëshme për grupmoshën e tyre.Ceremonia përmbyllëse e këtij konkursi e organizuar nga Junior Achievement of Albania në partneritet me ASTA  - Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri, ANFE - Rrjetin Shqiptar për Edukimin Financiar dhe nën kujdesin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, u zhvillua në kuadër të Javës Botërore të Investitorëve.Pjesëmarrësit në ceremoni dhe veçanërisht nxënësit fitues të konkursit theksuan vlerën e iniciativave të tilla që u mundësojnë të rinjve thellimin e dijeve të tyre mbi investimet e sipërmarrjen.