Fuqizimi i nxënësve për të bërë një ndryshim në komunitetet e tyre
"Kjo ishte një përvojë e vlefshme për mua si nxënëse, pasi u njoha me koncepte të reja financiare, krijova miqësitë reja dhe jam më e motivuar për të patur një ndikim pozitiv në shoqëri” – thaIrsa, një nga 150 studentët që morën pjesë në Kampet Financiare të organizuarnga Junior Achievement of Albania (JAA).
Gjatë muajit mars, JAA organizoi 4 Kampe Financiare me pjesëmarrës nga shkolla të ndryshme në Krujë, Berat,Prrenjas dhe Bulqizë. Qëllimi kryesor i Kampit të Financës është të prezantojënxënësit me parimet themelore mbi sipërmarrjen, financat dhe marketingun. Aktivitetinxit nxënësit të gjenerojnë ide biznesi që mund të ndikojnë pozitivisht nëkomunitetet e tyre.
Gjatë kampit, nxënësit kanë mundësi të hartojnë një planfinanciar, strategji marketingu dhe të identifikojnë përfituesit e mundshëm përidenë e tyre të biznesit. Duke përdorur aftësitë e të menduarit kritik, tëbashkëpunimit dhe të zgjidhjes së problemeve, nxënësit arritën t'i kryejnë mesukses detyrat dhe fituan aftësi të reja në edukimin financiar, marketingun dheplanifikimin e biznesit.