JAA Partner në Projektin VETPreneur
Junior Achievement of Albania tashmë pjesë e një konsorciumi ndërkombëtar që mbështet aplikimin e kornizës EntreComp në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe Mal të Zi, përmes trajnimit të mësuesve, konkurseve të studentëve dhe programeve të destinuara për AFP-në formale dhe joformale. VETpreneur financohet nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+ — Ngritja e Kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Trajnimit Profesional.
VETpreneur ofron një seri aktivitetesh për ndërtimin e kapaciteteve të dizajnuara me kujdes - duke përfshirë mobilitetin e mësuesve dhe nxënësve nga vendet partnere të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi me homologët e vendeve të BE-së.Projekti trajton çështje të përbashkëta rajonale dhe gjithashtu specifike të çdo vendi, me të cilat përballen të rinjtë dhe të rriturit në kontekstin e sektorit të AFP-së, sipas raporteve të vlerësimit të ETF (raportet e procesit të Torinos) nga viti 2020 dhe 2021.
Duke vepruar kështu, projekti VETpreneur përfshin përdorimin e kornizës EntreComp (sipërmarrja si një kompetencë kyçe) në arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal të AFP-së në Ballkanin Perëndimor.Në arsimin formal të AFP-së, ai do të përfshihet përmes programit të kompanive së nxënësve dhe zhvillimit të laboratorëve inovativë sipërmarrës të bazuar në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e mjeteve të duhura, gjithashtu trajnimeve të trajnerëve (ToT).Në arsimin dhe trajnimin joformal, ai do të promovohet nëpër qendrat e AFP-së për të rriturit, përmes eventeve rrjetëzuese dhe krijimit të kornizës akredituese përkatëse.
Konsorciumi i projektit është:
DOSTIGNUCA MLADIH U SRBIJI (Junior Achievement Serbia) – project coordinator
WESTERN BALKANS INSTITUTE (WEBIN)
CSI CENTER FOR SOCIAL INNOVATION LTD
ZAVOD ZA SKOLSTVO PODGORICA (BES)
INKUBATOR DRUSTVENIH INOVACIJA – MUNJA
ASOCIJACIJA ZA EKONOMSKI RAZVOJ REDAH
CHAMBER OF COMMERCE AND INDUSTRY OF REPUBLIKA SRPSKA