Junior Achievement of Albania

View Original

Junior Achievement of Albania: 10 vjet arritje në edukimin financiar dhe sipërmarrjes në Shqipëri

Junior Achievement of Albania festoi 10 vjetorin e saj. Mësues/e, nxënës/e, studente/ë, administratorë të sistemit arsimor ne vend, bashkëpunëtorë e partnerë të JAA nga sektori i biznesit, u mblodhën bashkë në praninë e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Bordit të Drejtoreve të AADF, Bordit të Drejtorëve të JAA dhe Drejtorit Ekzekutiv të Junior Achievement Evropë.

500 pjesëmarrës, festuan 10 vite të kontributit të JAA në edukimin financiar dhe sipërmarrjen në Shqipëri. Përfituesit dhe mbështetësit e JAA në këto 10 vite ndanë përvojën dhe arritjet e tyre nëpërmjet këtij programi.

Ndër arritjet kyç të JAA në këto 10 vite theksojmë përfshirjen në 100% të sistemit arsimor para universitar në vend të edukimit financiar dhe të sipërmarrjes, trajnimin e akreditimin e mbi 8.600 mësuesve mbi metodologjitë e mësimdhënies dhe edukimin e 400.000 nxënësve çdo vit përmes moduleve të JAA.

See this content in the original post