Junior UP 2.0 Demo Day feston innovacionin dhe startupet!
Një tjetër kapitull emocionues i inovacionit dhe sipërmarrjes u shpalos në Demo Day të Junior UP të këtij viti! Pas 10 muajsh trajnimesh, mentorimi dhe testimi, 7 startup-et arritën në ditë të rëndësishme për të shfaqur me krenari potencialin e tyre. Si JA Alumni, këta sipërmarrës kanë ngritur pritshmëritë si rezultat i performancës së tyre pozitive, duke iu përkushtuar transformimit të ideve të tyre vizionare në realitet.
Në grupin Junior UP 2.0 dolën në skenë 7 startupe ambicioze, secila me një zgjidhje unike për të bërë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin lokal dhe më gjerë:
1. Multimedia Innovation Center
2. N’arte
3. Ontime
4. Real Albanian
5. RentX
6. The Path
7. Tralala.
Startup-et prezantuan përballë një juri sfiduese e përbërë nga:
1. Grant Van Cleve, President i American Chamber of Commerce dhe bashkëthemelues i Holberton School Albania
2. Dritan Mezini, Themelues i DuaPunë dhe DM Consulting
3. Ravik Mima, Përfaqësues i Kieretsu Forum
'Rregullat e lojës' ishin të thjeshta, çdo startup do të prezantonte për 3 minuta ndjekur nga një sesion pyetje-përgjigje me jurinë. Çdo startup pati kështu mundësinë që në sesionin e pyetje-përgjigjeve të jepta akoma më shumë informacion mbi çështje që tregonin potencialin e gjenerimit të parave.Eventi u përmbyll me dhënien e çmimeve ndaj startup-eve që u përcaktuan nga juria si fitues , pas një sesioni të përbashkët vlerësimi. Startup-et që u vlerësuan në fund ishin:
1. Real Albanian - $10,000 - Arsen Cenaj, Jessica Dornieden
2. RentX - $10,000 - founded by Aleksander Ndoci, Ledio Dyrmishi
3. N'arte - $7,000 - founded by Zhdanova Lleshaj, Paskualina Lleshaj
4. The Path - $7,000 - founded by Artemisa Bajrami, Beki Heta, Ada Osmani, Boris Kau, Aldi Janina
Ekipet do të asistohen me mentorim dhe mbështetje nga stafi i JAA dhe ekspertë të Programit JUP përgjatë 12 muajve në vijim.