Junior Achievement of Albania

View Original

JUP 2.0 Selection Bootcamp

Pas një serie të gjerë sesionesh informative, thirrja e hapur e Junior UP 2.0 për startup-et mblodhi një sërë idesh inovative. Aplikimet ishin të ndryshme në fazën e zhvillimit të tyre, në industri dhe demografi.Ekipi i JUP-it pas shqyrtimit të kujdesshëm të aplikimeve, shpalli ekipet e përzgjedhura për pjesëmarrje në Selection Bootcamp që u zhvillua në datat 5 deri më 6 maj.Në vetëm një ditë e gjysëm 14 startupe:

  1. morën pjesë në 2 seminare të përshpejtuara mbi Sqarimin e Problemit që startupi synon të zgjidhë dhe Modelin e Biznesit, si dhe në Aftësitë e Pitching (prezantimit përpara jurisë),

  2. u mentoruan nga 5 ekspertë të ekosistemit në fushat kryesore të startup-eve,

  3. prezantuan para një jurie ekspertësh potencialin e tyre fillestar dhe arsyet kryesore pse ishte e rëndësishme të jenë pjesë e Programit JUP 2.0.

 Selection Bootcamp ishte një mundësi e shkëlqyer ndërveprimi e ekipet që aspirojnë të jenë pjesë e JUP 2.0, me ekspertë dhe ekipin e programit. Në fund të Bootcamp-it, 11 ekipe u zgjodhën për t'u bërë pjesë e grupit JuniorUP 2.0:

  1.  Real Albanian

  2. Contract Box,

  3. Subitis,

  4. Mediacup,

  5. On time,

  6. Artopolis Academy,

  7. YAS,

  8. Ule Pak,

  9. Study Hub,

  10. Citibout

  11. UCAN