Kampet e Financës: Energji dhe ide te reja nga nxënësit në Fier dhe Lezhë
Ky vit nisi me energji të reja dhe ide fantastike nga nxënësit pjesë e aktiviteteve të Junior Achievement of Albania. Në janar 83 nxënës të shkollave 9-vjecare në Fier dhe Lezhë morën pjesë në Kampin e Financave të JAA.
Nxënësit të ndarë në grupe identifikuan problemet dhe sfidat në komunitetin ku ata jetojnë dhe propozuan ide biznesi që u japin zgjidhje disa prej problemeve të identifikuara.
Ata prezantuan idenë dhe planin e tyre të biznesit përpara jurisë, duke u fokusuar më shumë në aspektin financiar. Çdo sfide ka fituesit e saj dhe të tillë ishin 16 nxënës në Fier dhe në Lezhë.
“Kampet e Financës” se JAA me nxënësit e klasave të 8-9 synojnë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë që ata marrin në shkollë mbi financat personale dhe sipërmarrjen, për ti edukuar ata si të fitojnë para, të kursejnë e investojnë, të mësojnë si të përdorin kredinë dhe si të menaxhojnë financat e tyre personale.