Keep the Debate Up!
35 studentë pjesë e Programit të Debatit të JAA u përfshinë në Kampin e Debatit “Keep the debate UP 2022” të zhvilluar në Vlorë më 16-18 Shtator 2022. Të rinjtë u përfshinë aktivisht në sesionet intearktive duke sjellë eksperiencat e tyre si pjesë e programit, angazhimeve në debatet ndërkombëtare, ndanë ide dhe këndvështrime mbi zhvillimin e mëtejshëm cilësor të këtij programi. Padyshim që nuk mund të mungonte përballja në debat. Të rinjtë praktikuan aftësitë e marra më herët si debatues, duke zhvilluar sesione debati efektive.
Programi i Debatit të JAA synon të ndërtojë kulturën e debatit, të kërkimit, të angazhimit publik dhe edukimit mbi bazën e vlerave dhe parimeve të demokracisë. Përgjatë vitit akademik 2021-2022, në 12 Universitete partnere të Programit “Debating Economics” të JAA, 406 studentë ishin pjesë aktive e Klubeve të Debatit dhe përfituan trajnime mbi formatin e debatit, kërkimin shkencor, komunikimin publik.