Junior Achievement of Albania

View Original

Loja e Kursimeve

Në kuadër të 31 Tetorit, Ditës Botërore të Kursimeve, Junior Achievement of Albania, në bashkëpunim me organizata pjesë e Rrjetit ANFE (Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar) dhe German Sparkassenstiftung në Shqipëri, mbajti një tjetër trajnim të Lojës së Kursimit nga data 29 tetor deri më 3 nëntor.

35 të rinj gjimnazistë nga 11 shkolla të mesme në Shqipëri, u trajnuan në lidhje me konceptin e Kursimeve dhe mënyrën e menaxhimit të financave të tyre në përgjithësi. Trajnimi i ndërtuar në formën e një loje ndërvepruese online i vendosi të rinjtë në situatën e një familjeve dhe u mundësoi atyre rritjen e kapaciteteve jo vetëm në këndvështrimin e menaxhimit të financave, por u dha edhe njohuri të vlefshme mbi inflacionin, institucionet financiare, trekëndëshin magjik ekonomik, produktet e kursimeve etj.

Të gjitha familjet e ngritura në funksion të lojës ia dolën mirë, por ku ka garë ka dhe një fitues. “Familja Dara” ja doli të fitonte mes familjeve të tjera për “Cilësinë e Jetës” më të lartë dhe “Blerje në përputhje me qëllimin”, si kritere kryesore fitues.

Kujdesuni gjithmonë për financat tuaja!!