Startupet fituese të Junior UP 1.0 një vit më pas
Grupi i parë i startup-eve të mbështetura nga Programi Junior UP i Junior Achievement of Albania përmbylli rrugëtimin e tij në Shtatorin e vitit të kaluar me 3 ekipe të cilat fituan çekun e grantit për të zhvilluar investimet të cilat i paraqitën në Demo Day:
Përgjatë një viti të tre startupet u mentoruan dhe këshilluan për të gjitha sfidat që kishin me aspektet ligjore, financiare, marrëdhëniet me furnitorët si dhe me vendime të tjera të rëndësishme të biznesit. Përgjatë kësaj kohe ato kanë testuar vazhdimisht modelin e biznesit me qëllim gjetjen e një modeli të qëndrueshëm si dhe produkte e shërbime në formë prototipesh për të parë zhvillime të mëtejshme të ofertës së tyre në treg. Ata gjithashtu kanë patur mundësi që të rrisin partnerët dhe bashkëpunëtorët.Dora Kreative na tregon në vizitën që stafi i JAA zhvilloi në zyrat e tyre se si po rrisin portofolin e bashkëpunimeve me klientë të huaj të cilët po e shohin Shqipërinë si një zgjidhje për të alokuar punë remote. LikSad e-Bikes në një fazë rritje dhe konsolidimi të burimeve njerëzore tregon se si përdorimi i hapësirave Techspace mund të përdoren për të zhvilluar një pjesë të operacioneve të biznesit, me qëllim uljen e kostove kur stafi rritet dhe ka nevojë për më shumë hapësirë. Ndërsa Switch Technologies arriti të ketë një këmbim të frytshëm eksperience me partnerë të ngjashëm në Korçë, me qëllim diskutimin e mjeteve më efikase për të përçuar kodimin dhe programimin tek të rinjtë.Duket se ky vit ka qenë një vit me sfida dhe rritje për tre startupet e JUP 1.0 të cilët shpesh herë vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e mësimeve të marra përmes mentorimeve dhe workshop-eve përgjatë programit të inkubimit dhe akselerimit.