“Kombi Ynë” ofron informacion praktik në lidhje me nevojën e bizneseve për individë, të cilët plotësojnë kërkesat e tregut të punës. Për më tepër, ky modul prezanton konceptin e globalizimit të biznesit, pasi ai këshillon mbi karrierat e ndryshme që mund të ndjekin nxënësit. Moduli gjithashtu nxjerr në pah nevojën e nxënësve për të qenë sipërmarrës në mënyrën e të menduarit, me qëllim që të plotësojnë kërkesat e karrierave dhe pozicioneve të punës më të kërkuara në të gjithë botën.