“Debating Economics”: Debati Rajonal, Shkollat e Mesme

Pas ngritjes dhe trajnimit të Klubeve të Debatit në 23 shkolla të arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri, Junior Achievement of Albania realizoi me sukses në ambjentet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës Debatin Rajonal mes këtyre Klubeve. Rreth 80 të rinj dhe të reja u bënë së bashku për të debatuar mes tyre dhe u përballën me skuadrën e gjyqtarëve të “Debating Economics” të JAA. Pjesëmarrësit përfaqësonin klubet e debatit të shkollave nga qytetet Tiranë, Gramsh, Korçë, Elbasan, Kuçovë, Fier, Durrës, Përmet, Vlorë, Kukësë, Sarandë dhe Shkodër.

Debati Rajonal synoi të promovonte dhe rriste kapacitetet debatuese të pjesëmarrësve në klubet e debatit të shkollave të mesme pjesë e Programit “Debating Economics” të JAA. Gjatë aktivitetit nxënësit pjesëmarrës patën mundësi të vënë në praktikë të gjitha aftësitë e fituara gjatë trajnimeve dhe sesioneve debatuese brenda klubit të tyre me bashkëmoshatarë të shkollave të tjera.


After setting up and training of Debate Clubs in 23 high schools in Albania, Junior Achievement of Albania successfully conducted the Regional Debate between these Clubs in the premises of the Faculty of Economics of the University of Tirana. About 80 young men and women got together to debate among themselves and faced the JAA Debating Economics’s team of judges. The participants represented the school debate clubs from the cities of Tirana, Gramsh, Korça, Elbasan, Kuçovë, Fier, Durrës, Përmet, Vlora, Kukës, Saranda and Shkodër. The Regional Debate aimed to promote and increase the debating capacities of the participants in the high school debate clubs part of the JAA Debating Economics Program. During the activity the participating students had the opportunity to put into practice all the skills acquired during trainings and debate sessions within their club with peers from other schools.