“Debating Economics”: Universitetet Debatojnë

Në kuadër të programit “Debating Economics” të Junior Achievement of Albania, studentë të Klubeve të Debatit pranë Universiteteve të Tiranës, partnerë të JAA, u bënë pjesë e aktivitetit të Debatit mes Universiteteve të zhvilluar pranë Fakultetit Ekonomik Universiteti i Tiranës më 19 Korrik 2022.

Gjatë debatit studentët pjesëmarrës patën mundësinë të vinin në praktikë aftësitë e fituara gjatë trajnimeve dhe sesioneve debatuese brenda klubit me kolegët e tyre nga universitetet e tjera.

Tre raunde debatesh rreth botës së larmishme së ekonomisë dhe fushave të tjera të lidhura ngushtë me të, përbën kryefjalën e aktivitetit. Studentët pjesëmarrës debatuan mes tyre për tema sa aktuale aq edhe futuristike siç: “Ky Parlament do të financonte ofrimin e arsimit të lartë duke taksuar të diplomuarit” dhe “Ky Palament beson se shtetet anëtare të BE-së duhet t’u garantojnë personave nën 25 vjeç një vend pune të përkohshëm”

Skuadra fituese në këtë aktivitet debati mes Universiteteve në dhe të Tiranë u shpall skuadra debatuese e Universitetit Europian të Tiranës.