Është një program dedikuar liderve të rinj! Pas studimit të modulit me zgjedhje me të njëjtin titull për një vit shkollor, liderët e rinj nga shkollat e mesme nga e gjithë Shqipëria, kanë mundësinë e rrallë të kalojnë një ditë pune përkrah drejtuesve të lartë të bizneseve dhe institucioneve ndërkombëtare e vendase, duke parë nga afër se është të udhëheqësh, menaxhosh, drejtosh, e të marrësh përditë vendime strategjike më përgjegjshmëri. Çdo vit, drejtues dhe drejtuese të biznesit, politikës, trupit diplomatik dhe lider nga shumë fusha të jetës, mirëpresin të rinj e të reja të programit i cili kulmon me mbrëmjen gala ku liderët e rinj shoqërohen nga drejtuesit që shoqëruan gjatë një dite, dhe ndajnë arritjet dhe mirënjohjen e tyre mes mësuesve prindërve e të ftuarve.