Kampi Rajonal i Inovacionit është inkubator idesh, i cili mbledh të rinjtë e rrjetit JA për të gjeneruar ide dhe zgjidhje për probleme specifike që prekin komunitetin e tyre dhe më gjërë. Kampi i inovacionit stimulon të rinjtë, motivon dhe inkurajon krijimtarinë dhe punën në grup, duke edukuar tek ata besimin besimin tek vetja dhe i udhëzon të veprojnë si individë dhe qytetarë të përgjegjshëm, të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidave dhe për të ofruar zgjidhje që ndihmojnë në rritjen e mirëqenia sociale e komuniteteve të tyre.
Të rinjtë, punojnë në grupe për të identifikuar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive për një problem apo sfidë paraqituar nga skuadra e mentorëve të njoftuar JAA. Secili ekip punon nën kujdesin e një mentori dhe zhvillon zgjidhje inovative brenda një dite pune.
Idetë e të rinjve vlerësohen nga një panel jurie me anëtarë profesionistë të biznesit, të cilët vlerësojnë përpjekjet e të rinjve, krijimtarinë e tyre, elementët inovativë, ndikimin dhe realizueshmërinë e zgjidhjes së gjeneruar nga pjesëmarrësit gjatë punës së tyre në ekip.