Këto janë aktivitete një javore të dedikuar përfituesve të programeve të JAA.
Çdo vit, nxënës dhe mësues, mblidhen së bashku në një kamp veror/dimëror një javor me një agjendë intensive dhe gjithëpërfshirëse lidhur me praktikat e edukimit financiar dhe të debatit, konkurse, panelistë të ftuar nga bota e biznesit dhe diskutime të hapura. Pjesëmarrësit ndajnë ekperiencat mes tyre, mësojnë informacione dhe aftësi të reja, krijonë ekipe pune e miqësi. Gjatë kësaj kohe, të rinjtë bëhen pjesë e simulimeve dhe lojrave të ndryshme të organizuara në kamp dhe të kalojnë një kohë fantastike. Kampet verore/dimërore janë një nga teknikat më të mira për të bërë sëbashku një numër të konsiderueshem të pjesëmarrësve, të cilët mund të përmirësojnë aftësitë e tyre duke mësuar nga praktika.