Panairi Rajonal Shkodër | Kompania e Nxënësve 2022

Jemi shumë të lumtur që mbyllëm me sukses një tjetër Panair Rajonal të programit Kompania e Nxënësve. Pas vizitave në Gjirokastër dhe Korçë, u mirëpritëm në mënyrën më të mirë të mundshme këtë herë në qytetin e bukur të Shkodrës. Rreth 97 nxënës nga gjimnaze të qyteteve: Tiranë, Shkodër, Durrës, Koplik, Kukës, Peshkopi dhe Burrel ishin pjesë e kësaj dite të vecantë ku treguan për klientët e tyre produktet dhe shërbimet që Kompanitë e tyre të Nxenësve kanë krijuar përgjatë këtij viti. Në kuadër të programit Kompania e Nxënësve në bashkëpunim me AADF dhe Bashkinë e Shkodrës, Junior Achievement zhvilloi Panairin e fundit Rajonal për 2022, në Shkodër më 27 Maj 2022. Ky Panair u mundësoi nxënësve krijimin e një hapësire ku arritën të reklamojnë/shesin produktet e tyre dhe të prezantojnë idetë e tyre të sipërmarrjes tek komuniteti, biznese e media lokale. Falenderojmë për bashkëpunimin Bashkinë Shkodër të cilët vunë në dispozicion të nxënësve tanë hapësirën publike të qytetit. Shumë shpejt do të shihemi në një tjetër panair, Panairin Kombëtar | Kompania e Nxënësve 2022!