9 anëtarë të JA Macedonia erdhën në Tiranë për zhvillimin e Peer to peer exchange program më 12 – 15 Dhjetor 2022.
Nxënësit nga Maqedonia patën mundësinë të trajnohen mbi programin e Kompanisë së Nxënësve dhe të njohin më tej mënyrën e zhvillimit të këtij programi tek ne. Ky takim vijoi me vizitën në një prej shkollave të arsimit të mesëm, pjesë e rrjetit JAA, ku nxënësit shkëmbyen eksperiencat e tyre me programin dhe Panairin Kombëtar në vendet respektive.
Për t’u njohur më shumë me JAA dhe programet tona, u zhvillua një takim me një prej grupeve të Start Up që përfaqësoi Shqipërinë në GEN-E 2022.
Vizitorët nga JA Macedonia vizituan “Tumo Center” si një qendër edukative për të rinjtë e bazuar në fushat e teknologjisë, inovacionit dhe design.
Vizita u përmbyll me zhvillimin e një kampi inovacioni me pjesëtarë të rrjetit JA Alumni Albania për një shkëmbim eksperiencash mes grupit të të rinjve mes dy rrjeteve.
Address: Rr. "Pjetër Bogdani", Nr. 36/1 Tirana, Albania
Tel: +355 4 225 9108