Moduli “Është e ardhmja ime” ju ofron nxënësve në shkollën nëntëvjeçare informacion praktik që fillon t’i prezantojë me botën e punës. Nxënësit do të fillojnë të zhvillojnë imazhin e tyre dhe krijojnë aftësi të nevojshme për të fituar një punë. Moduli trajton çështjet me poshtë:
- Zhvillimi i një marke personale;
- Aftësitë, interesat, mjedisi i punës, dhe konsideratat për të ardhmen e punësimit kur eksplorohen karrierat dhe industritë;
- Hartëzimi i karrierës;
- Instrumente për gjetje punësimi;
- Aftësitë plotësuese, etika e punës, dhe profesionalizmi.
Gjatë këtij moduli nxënësit kuptojnë se vendimet që ata marrin në shkollën nëntëvjeçare, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi të tashmen dhe të ardhmen e tyre; ekzaminojnë grupimet e karrierave dhe llojet e punës që ata duan të vëzhgojnë më tej në secilin prej tyre; Kuptojnë instrumentet bazë për kërkimin e një pune, përfshirë formularin e aplikimit, rezymetë, rekomandimet, dhe intervistimin; kuptojnë ndryshimin midis aftësive teknike dhe atyre plotësuese.