“Rajoni Ynë – Evropa dhe unë” njeh nxënësit, nëpërmjet veprimtarive praktike, me sipërmarrjen, duke përfshirë rajonin, burimet, zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe zgjidhjen e problemeve, duke peshuar rrezikun dhe fitimin (shpërblimin) e mundshëm. Nxënësi analizon mënyrën sesi sipërmarrësit i përdorin burimet, dhe punojnë me njëri-tjetrin për të prodhuar mallra dhe shërbime në një komunitet dhe tregon aftësitë, detyrat dhe konceptet që duhet të zotërojë një sipërmarrës në mënyrë që të hapë një biznes të suksesshëm