Rreth Nesh

Kontibuti Ynë

Junior Achievement of Albania (JAA), është themeluar në Prill 2012, me seli në Tiranë. Organizata është anëtare e Junior Achievement ëorldëide. JAA është një investim stategjik i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) më bashkëpunimin institucional të Ministrise së Arsimit Sportit dhe Rinise. Falë bashkëpunimit dhe ndihmës së mësuesve, mentorëve dhe biznesit, JAA punon çdo ditë për të:

  • Ngushtuar hapësirat midis të nxënit teorik dhe atij praktik mbi sipërmarrjen.
  • Ndërgjegjësuar dhe rritur njohuritë mbi kompetencat financiare dhe sipërmarrjes.
  • Zhvilluar kulturën e vetë-punësimit dhe sipërmarrjes të të rinjtë.
  • Ndihmuar të rinjtë drejt zgjedhjeve të duhura për karrierën e tyre.

Junior Achievement of Albania në Shqipëri :

  • Prej 2019 JAA është prezent në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri si në kurrikulen bazë dhe atë me zgjedhje. 
  • JAA është akredituar nga MASR per dhënien e 15 moduleve te trajnimit mbi kurrikulën me bazë kompetence, edukimin financiar e sipërmarrjen në arsimin parauniversitar.
  • 7000 mësues të sistemit parauniversitar të trajnuar mbi kurrikulën me bazë kompetence, edukimin financiar e sipermarrjen në arsimin parauniversitar.
  • 240.000 nxënës të sistemit parauniversitar përfitues të programeve të JAA.
  • 300 mentorë dhe vullnetarë nga bizneset me të konsolidura në vend janë trajnuar dhe përfshirë në aktivitetet jashtëshkollore dhe mësimdhënien e moduleve JAA.