Përfshin në kurrikulën e tij njohuri për biznesin, ekonominë dhe sipërmarrjen. Seancat mësimore janë ndërtuar në formën e 12 takimeve që mësuesi zhvillon bashkë me nxënësit që kanë përzgjedhur këtë program, duke përshkruar teorikisht e praktikisht të gjithë rrugën e një sipërmarrësi: nga ideja fillestare e biznesit, tek ngritja, funksionimi i Shoqërisë, tek likujdimi i saj.
Takimet u krijojnë mundësinë të rinjve të marrin njohuri dhe të zhvillojnë aftësi praktike mbi:
Takimi 1: Udhëheqja dhe vizioni i tij.
Takimi 2: Rregullorja dhe organizimi i kompanisë
Takimi 3: Hulumtimi i tregut
Takimi 4: Plotësimi i një plan biznesi. Mbledhja e Bordit të Drejtorëve
Takimi 5: Hartimi i procedurave të transaksioneve
Takimi 6: Përgatitjet për blerja e materialeve dhe fillimin e procesit të prodhimit
Takimi 7: Rishikimi i proceduarave
Takimi 8: Teknikat dhe strategjitë e efektshme për shitjen e produkteve.
Takimi 9: Vijon prodhimi dhe shitja
Takimi 10: Regjistri i likuiditeteve
Takimi 11: Raporti Vjetor
Takimi 12: Likuidimi i shoqërisë
Në përfundim të këtij programi nxënësit janë të aftë të:
• Zbatojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe të sipërmarrjes, si në vijim të programit mësimor në shkollë ashtu, edhe në angazhimet e tyre jashtë saj.
• Të njohin rëndësinë e njohurive financiare në marrjen e vendimeve në jetën e tyre.
Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Kompanisë së Nxënësve
Përzgjedhja e Programit “Shoqëria e Nxënësve” në shkollë i hap rrugën një tjetër rrugëtimi sa edukues e zhvillues, aq edhe sfidues për të rinjtë në shkollat e arsimit të mesëm.
Çdo vit JA of Albania u jep mundësinë Shoqërive të Nxënësve të ngritura në kuadër të procesit mësimor të bëhen pjesë e Panairit dhe Konkursit Kombëtar të Kompanive të Nxënësve.
Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Kompanive të Nxënësve është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Junior Achievement dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për të mbështetur edukimin financiar të të rinjve në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, si përmes moduleve lëndore të JA, ashtu edhe aktiviteteve jashtëshkollore.
Address: Rr. "Pjetër Bogdani", Nr. 36/1 Tirana, Albania
Tel: +355 4 225 9108