EKIPI JAA

Forca jonë qëndron në ekipin tonë të përkushtuar dhe pasionant. Secili anëtar sjell një grup unik aftësish, përvojash dhe njohurish që e çojnë misionin tonë përpara. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për të fuqizuar të rinjtë e Shqipërisë, duke i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten për të lulëzuar në të ardhmen.

Nga koordinatorët e programit tek stafi administrativ, çdo individ luan një rol vendimtar në formësimin e rrugëtimit arsimor të nxënësve dhe studentëve tanë. Përkushtimi i tyre i palëkundur siguron që ne të vazhdojmë të kemi një ndikim të qëndrueshëm në jetën e të rinjve shqiptarë.

Blerina Guga

Drejtore Ekzekutive

Blerina Guga ka një përvojë 19 vjeçare në sektorin e organizatave të shoqërise civile dhe administrates publike në vend, me fokus kërkimin, trajnimin dhe zhvillimin e moduleve dhe trajnimeve. Ajo është një trajnere më përvojë në planifikim strategjik, zhvillim organizativ, lidership dhe rritje personale, të menduarit kritik, të folurit në publik dhe debat, ngritjen e fondeve dhe partneriteteve dhe monitorimin dhe vlerësimin e projekteve. Blerina është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, Departamenti i Filozofi Sociologjisë. Ajo u diplomua si alumna e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike në 2019. Blerina u bashkua me skuadrën JAA në Prill 2019 si Menaxhere e Programit të Edukimit, dhe prej 1 Janarit 2021 është mandatuar nga Bordi i Drejtorëve të JAA, Drejtore Ekzekutive në detyrë.

Etleva Bisha

Menaxhere Edukimi

Jam diplomuar në Universitetin e Tiranës për Kimi Alimentare në vitin 1995 dhe në vitin 2008 kam diplomuar për Studime Evropiane. Gjatë viteve kam ndjekur një sërë trajnimesh dhe kursesh duke thelluar njohuritë e mia dhe duke fituar aftësi të reja në fusha të ndryshme si demokracia, të drejtat e njeriut, politika dhe qeverisja, politikat e sigurisë dhe menaxhimi i partive politike. Kam një eksperiencë të gjatë në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe kam punuar për qeverinë duke pasur kështu një njohje të thellë të të dy sektorëve. Gjatë periudhës 1997-2004 kam shërbyer në poste të ndryshme si Drejtor Rinie (Ministria e Kulturës), Shef i Kabinetit të Ministrave (Ministria e Informacionit), Shef i Sektorit të Projekteve (Ministria e Brendshme), Drejtor i Drejtorisë së Shtypit dhe Informacionit. (Ministria e Mbrojtjes). Në periudhën 2004-2009 kam punuar si profesionist i pavarur, kështu që kam pasur mundësinë të punoj së bashku me një sërë organizatash të shoqërisë civile për të cilat kam ofruar një sërë trajnimesh, kam përgatitur manuale trajnimi etj. Përvoja ime katërvjeçare e punës si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimi Social Shtetëror (2013-2017) më dha njohuri të thella mbi çështjet e mbrojtjes sociale dhe gjithëpërfshirjes si dhe mbi tre reformat kryesore të zhvilluara në atë kohë: asistencën sociale, aftësinë e kufizuar dhe reformat e shërbimeve sociale. Prej tetorit 2017 punoj si profesioniste e lirë dhe me detyra dhe kontrata të ndryshme kam vazhduar të punoj për zbatimin praktik të reformës së shërbimeve sociale. Gjatë punës sime si freelancer kam përgatitur një sërë manualesh trajnimi dhe kam realizuar 51 trajnime në fusha të ndryshme, kryesisht pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje, mekanizma që mundësojnë pjesëmarrjen e komunitetit në vendimmarrje, trajnime për kujdesin alternativ për fëmijët. pa përkujdesje prindërore, trajnime për përgatitjen e planeve sociale, avokim dhe lobim, etj. Gjatë karrierës sime profesionale, kam qenë autor dhe bashkautor i një sërë raportesh dhe manualesh, si dhe kam mbështetur 21 komuna në përgatitjen dhe zbatimin lokal. Planet Sociale. Kam përvojë në zhvillimin e legjislacionit dytësor, rregulloreve dhe udhëzimeve dhe përvojë të gjatë në kryerjen e hulumtimeve, mbledhjes dhe analizës së të dhënave. Aftësia për të interpretuar rregullat dhe udhëzimet; aftësitë analitike; aftësitë e planifikimit dhe menaxhimit; aftësi komunikuese; aftësia për të përmbushur afatet.

Alma Avram

Menaxhere e Financës dhe HR

Alma ka nje përvojë gjatë prej 15 vitesh në Financë dhe Kontabilitet në kompani ndërkombëtare dhe vendase. E diplomuar në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit, Alma i ështe bashkuar JAA ne Shtator të 2015.

Nilbert Jani

Menaxhere e Zyrës dhe Prokurimeve

Nilbert Jani ka një përvojë të gjatë prej 28 vitesh në financë dhe menaxhim zyre. Nilbert ka punuar për projekte të organizatave të rëndësishëm ndërkombëtare dhe institucione publike. Ajo është diplomuar në Universiteti në Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës. Nilbert është pjesë ë skuadrës JAA që prej Tetorit 2012.

Gerion Treska

Menaxher i Junior UP

Gerion Treska është përfshirë aktivisht në ekosistemin e sipërmarrjes që prej vitit 2012. Në vazhdimësi ai është aktivizuar si një trajner dhe mentor në evente dhe konkurse të ndryshme mbi sipërmarrjen, në Shqipëri dhe më gjerë. Si një i apasionuar pas sipërmarrjes, ai ka qenë themelues dhe bashkëthemelues në disa startupe të profileve të ndryshme. Përmes eksperiencës së tij ai është përfshirë në vlerësime të startupeve pjesë e YCombinator, si dhe pjesë e një fondi investimi i fokusuar vetëm në startupet ICT në Silicon Valley e më gjerë. Gjithashtu ai ka menaxhuar në mënyrë të vazhdueshme programe inkubimi dhe akselerimi me startupe të industrive të ndryshme. Gerioni eshte pjese e skuadres se JAA prej Korrik 2021

Manola Bele

Koordinatore e Projektit K9

Manola Bele ka përvojë 15 vjeçare në sektorin bankar shqiptar dhe organizma ndërkombëtare në vend. Ajo është diplomuar në Universitetin “Aristotle” të Selanikut dhe mban gradën Master në “Bankë dhe Financë”. Prej 2018 Manola është lektore në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës për Sipërmarrjen dhe Biznesi e Komunikim. Manola u bashkua me skuadrën JAA në Dhjetor të 2015

Denis Alizoti

Koordinator High School