Thirrje për vullnetarë në mbështetje të “Kompanive të Nxënësve JAA”

Programi i JA “Kompanitë e Nxënësve” zhvillohet në një numër shkollash të arsimi të mesëm të lartë në Shqipëri dhe i ndihmon të rinjtë të vlerësojnë e kuptojnë rolin e biznesit në shoqërinë dhe kontekstin lokal. Gjatë procesit mësimor nxënësit bëhen pjesë e një shoqërie biznesi të krijuar nga ata vetë në klasë.

Nxënësit jo vetëm mësojnë se si funksionon një sipërmarrje/shoqëri, por në të njëjtën kohë njohin sistemin, strukturën, funksionimin dhe veprimtarinë e saj. Ky program kulmon me pjesëmarrjen e shoqërive më të mira të vitit në konkursin kombëtar “Panairi Kombëtar i Kompanive të Nxënësve” që organizohet nga JAA.

Përveç punës të shkëlqyer që bëjnë mësuesit në orën e mësimit dhe trajnimeve që ofron JA of Albania, mbështetja nga vullnetarët e biznesit për kompanitë e ngritura nga nxënësit, është një faktor tejet i rëndësishëm për të përmbushur cilësisht pritshmërinë e këtij programi.

Dëshiron të mbështesësh një nga “Kompanitë e Nxënësve JAA” në sfidën për të ngritur e zhvilluar sipërmarrjen e tyre?

Nëse ke:

  • Angazhim profesional në sektorin e biznesit në Shqipëri;
  • Njohuri dhe përvojë të ekonomisë dhe financave (njohuri marketingu, shitjesh, kreditimi, financash, etj);
  • Kohën e duhur për të mbështetur me eksperiencën tënde Kompaninë e Nxënësve JAA (45 minuta 1 herë në 2 javë);
  • Aftësinë të përcjellësh tek nxënësit e grup moshës 16-18 vjeç në mënyrë efektive njohuritë për biznesin, të fituara nga përvoja profesionale dhe personale në vendin e punës


Regjistrohu pranë JA of Albania si vullnetar/e për “Kompaninë e nxënësve”, duke dërguar CV në adresën [email protected] brenda datës 5 tetor 2022.