Forcimi i mjedisit mbështetës për Kompanitë e Nxënësve JA - Korçë

Në tryezën e zhvilluar në Korçë në kuadër të fushatës “Forcimi i mjedisit mbështetës për të rinjtë e Kompanive të Nxënësve JA”, zhvilluar nga JAA në kuadër të projektit By Leap, u përfshinë 53 përfaqësues të institucioneve publike kyç në rajonin e Korçës, organizatave joqeveritare, mësues dhe nxënës të arsimit të mesëm.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave u informuan për programin e Kompanisë së Nxënësve dhe dakortësuan mbi nevojën për të qenë më afër shkollave dhe nxënësve, duke i përfshirë nxënësit e Kompanive të ngritura në aktivitete dhe nismat lokale e rajonale.

Të rinjtë theksuan nevojën për tu mbështetur më shumë gjatë procesit të ngritjes dhe zhvillimit të programit të Kompanisë dhe informimit të vazhdueshëm nga institucionet lokale mbi shërbimet që ato ofrojnë dhe rrugët që të rinjtë duhet të ndjekin për ti përfituar këto shërbime.