Junior Achievement of Albania nis vitin e ri arsimor me sesione trajnimi online të mësuesve mbi "Financat Personale"

Junior Achievement of Albania nisi vitin e ri arsimor me dy sesione trajnimi online të mësuesve për modulin e akredituar 'Financat Personale'. Trajnimet, të ndjekura nga 50 mësues nga ZVAP: Librazhd, Peqin, Përrenjas, Has, Tropojë dhe Klos, synuan të zhvillonin më tej njohuritë dhe aftësitë e tyre e për rrjedhojë edhe cilësinë e mësimdhënies për lëndën e qytetarisë së klasës së shtatë. Trajnerët e JAA punuan së bashku me pjesëmarrësit për të qartësuar të gjitha hapat e planifikimit të buxhetit personal, strategjive të kursimit dhe përgjegjësisë financiare, duke prioritizuar teknikat se si mësuesit t'u komunikojnë në mënyrë efektive këto koncepte nxënësve të tyre. Mësuesit ishin entuziastë për natyrën ndërvepruese të sesioneve dhe prakticitetin e përmbajtjes, duke theksuar zbatueshmërinë e menjëhershme të asaj që mësuan në klasë. Përmes trajnimit të vazhdueshëm të mësuesve JAA i qëndron besnike misionit të saj për të rritur njohuritë financiare tek nxënësit.