One Big Network – Konferenca JA Alumni Europe 2023, Vilnius, Lituani

Konferenca JA Alumni Europe 2023, e mbajtur në qytetin e Vilnius, Lituani, më 23 - 27 Gusht, ishte një event dinamik dhe frymëzues që mblodhi së bashku mbi 150 alumni nga i gjithë kontinenti. Me temën "One Big Network", konferenca theksoi potencialin transformues të networking në botën e biznesit dhe sipërmarrjes.Nga vende të ndryshme të Evropës, alumni të rinj u mblodhën për të ndarë përvojat, njohuritë dhe ëndrrat e tyre. Mes pjesëmarrësve ishin katër alumni të JA Albania, për të cilët, eventi lidhi përvojat e tyre të kaluara me mundësitë e së ardhmes, duke ofruar njohuri të reja përmes ndërveprimeve me bashkëmoshatarët me eksperienca të ndryshme.Një moment kyç ishte vlerësimi i Irena Matrakut, një alumni e JA Albania, si FERD'S List Honouree për rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm sipërmarrës. Kjo njohje jo vetëm që feston arritjet e Irena Matrakut, por shërben edhe si frymëzim për të rinjtë që duan të lënë gjurmë në botën e biznesit.Përmes workshop-eve, panele të diskutimeve dhe networking, konferenca eksploroi tema nga biznesi i qëndrueshëm deri te roli i inovacionit në formësimin e së ardhmes.Në fund, konferenca nuk ishte vetëm një event – ajo ishte një katalizator për rritje, një festë e arritjeve dhe një kujtesë se rrjeti JA vazhdon të jetë një forcë kontribuese në formësimin e jetës së sipërmarrësve të rinj në të gjithë Evropën dhe më gjerë.