Tryezë për zgjerimin e partneritetit për promovimin e “Kompanisë së Nxënësve”

Në kuadër të projektit BY Leap "Linking education, regional skills and potentials with regionalyouth employment practices", JA of Albania realizoi më 25 tetor 2022 Tryezën “Vlerat dhe sfidat e modelit ekzistues të Kompanisë së Nxënësve”.

Qëllimi i tryezës ishte krijimi i një grupi aktorësh që kanë të njëjtin synim, atë të promovimit të modelit të “Kompanisë së Nxënësve” dhe të sipërmarrjes rinore në Shqipëri.

31 pjesëmarrës, përfaqësues të ASCAP, drejtorë të shkollave të mesme, mësues, mentorë biznesi të Kompanive të Nxënësve, nxënës që kanë përfunduan këtë program dhe sipërmarrës të rinj, diskutuan dhe ideuan zgjidhje mbi tre elementë kyç: (i) identifikimi i sfidave aktuale në zbatimin e këtij modeli dhe rrugët për ti adresuar këto sfida; (ii) identifikimi i vlerave dhe mësimet e marra nga zbatimi i modelit në Shqipëri dhe (iii) rrugët për të ndërtuar partneritetin efektiv mes aktorëve për të promovuar këtë model e për rrjedhojë për të rritur numrin e nxënësve që përfshihen e zhvillojnë aftësitë e tyre nga ky program.

20221025_110933
20221025_112357
20221025_123043
20221025_131652