Edukimi për karrierën: JAA me nxënësit e shkollës “Selim Alliu” Peshkopi

Nxënës të klasave të 8ta dhe të 9ta të shkollës “Selim Alliu” në Peshkopi u përfshinë në “Ditën e Karrierës”, një format aktiviteti i ideuar nga JAA që u jep mundësinë nxënësve të eksplorojnë profesione të ndryshme, si dhe rrugën që duhet të ndjekin për ti zhvilluar ato. 

Gjatë ditës ata u përfshinë në një sërë aktivitetesh dhe patën mundësinë të prezantojnë kërkimet dhe projektet e tyre për profesione të ndryshme për nxënësit e tjerë të shkollës, mësuesit dhe përfaqësues të biznesit që ishin ftuar në këtë aktivitet . Dita kulmoi me një panel diskutimi, ku nxënësit patën mundësinë të bënin pyetje dhe të angazhoheshin në biseda me profesionistë nga industri të ndryshme.

Përfaqësuesit e bizneseve lokale u ofruan nxënësve njohuri të vlefshme jo vetëm për profesionet, por edhe hapësirat për punësim apo zhvillim.