Në Divjakë për të nxitur edukimin financiar të të rinjve

Kampi i Financës në Bashkinë Divjakë mundësoi përfshirjen e 40 nxënësve nga 4 shkolla të ndryshme për të zhvilluar më tej dijet e marra në shkollë mbi edukimin financiar.

Kampi i Financës nxiti nxënësit që ti zbatojnë njohuritë e marra në përputhje me nevojat për zhvillim lokal të Divjakës. Ata prezantuan idetë e tyre kreative dhe inovative të biznesit në sektorë prioritarë si turizmi dhe bujqësia. Ishte mbresëlënës fakti që ata ishin në gjendje të përfshinin njohuritë e tyre për planifikimin financiar dhe strategjitë e marketingut për të zhvilluar propozime biznesi realiste.

Kampi Financës në Divjakë ishte një tjetër aktivitet i suksesshëm i organizuar nga JAA, i cili vazhdon t'u ofrojë studentëve mundësi për të zhvilluar aftësi të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe edukimit financiar. Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Bashkisë Divjakë, e cila siguroi një hapësirë dinamike për pjesëmarrjen e nxënësve në këtë Kamp dhe për të eksploruar dhe marrë koncepte të reja financiare.