100 nxënës të shkollave 9 vjeçare në` Fier dhe Gjirokastër u bën pjesë e Kampit të Financës organizuar nga JA of Albania në partneritet me Arrow Global. Kampet synuan thellimin e njohurive dhe aftësive mbi financat që nxënësit kanë marrë përgjatë procesit mësimor dhe zhvillimit të moduleve të Junior Achievement, pjesë e kurrikulës. Nën mentorimin e vullnetarëve të Arrow Global dhe JA Alumni ata konkurruan mes tyre për idenë më novatore të biznesit dhe prezantuan modele sa interesante aq edhe sfiduese.PreviousNext
Loja e Kursimeve
Në kuadër të 31 Tetorit, Ditës Botërore të Kursimeve, Junior Achievement of Albania, në bashkëpunim me organizata pjesë e Rrjetit ANFE (Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar) dhe German Sparkassenstiftung në Shqipëri, mbajti një tjetër trajnim të Lojës së Kursimit nga data 29 tetor deri më 3 nëntor.
35 të rinj gjimnazistë nga 11 shkolla të mesme në Shqipëri, u trajnuan në lidhje me konceptin e Kursimeve dhe mënyrën e menaxhimit të financave të tyre në përgjithësi. Trajnimi i ndërtuar në formën e një loje ndërvepruese online i vendosi të rinjtë në situatën e një familjeve dhe u mundësoi atyre rritjen e kapaciteteve jo vetëm në këndvështrimin e menaxhimit të financave, por u dha edhe njohuri të vlefshme mbi inflacionin, institucionet financiare, trekëndëshin magjik ekonomik, produktet e kursimeve etj.
Të gjitha familjet e ngritura në funksion të lojës ia dolën mirë, por ku ka garë ka dhe një fitues. “Familja Dara” ja doli të fitonte mes familjeve të tjera për “Cilësinë e Jetës” më të lartë dhe “Blerje në përputhje me qëllimin”, si kritere kryesore fitues.
Kujdesuni gjithmonë për financat tuaja!!
Grant - Thirrje për aplikime
JA of Albania njofton shpalljen e thirrjes së hapur për Akordimin e Granteve të Vogla për Organizatat e Shoqërisë Civile në kuadrin e projektit Të Rinjtë e Ballkanit: “Të lidhim edukimin, aftësitë dhe potencialet rajonale me praktikat rajonale të punësimit të të rinjve” (BY LEAP).
Ftojmë organizatat e shoqërisë civile ose ndërmarrjet jofitimprurëse që janë të angazhuara në fushën e punësimit të të rinjve dhe/ ose sipërmarrjes dhe/ ose edukimit për sipërmarrjen dhe/ ose në fushën e ofrimit të shërbimeve për mbështetjen e biznesit për nismat e biznesit të të rinjve në nivel lokal, që të aplikojnë me propozimet e tyre për projekte.
Afati i fundit për aplikime është 18 nëntor 2021.
Zbatimi i Projektit është mbështetur nga Komisioni Evropian, Western Balkans Institute dhe JA Europe dhe po zbatohet nga Junior Achievement Serbia, Junior Achievement of Albania, Student Business Center, JA Turkey – Genç Başarı Eğitim Vakfı, Social innovations incubator“MUNJA“, National Youth Council of Macedonia (NYCM).
Ndiqni sesionin informues në lidhje me aplikimin në datën 28 tetor, ora 12.00. Lutemi të rregjistroheni paraprakisht në këtë link.
Udhëzimet dhe dokumentat për aplikim i gjeni këtu.
Arritje e të rinjve shqiptarë pjesë e rrjetit JA of Albania
Gjashtë të rinj shqiptarë, pjesë e Alumni të JA of Albania u bën pjesë e aktivitetit World Day Food “Foodathon” të organizuar nga JA Europe që synonte të zhvillonte aftësitë sipërmarrëse të të rinjve për të transformuar të ardhmen e ushqimit.Tre nga të rinjtë shqiptarë punuan në grup me të rinjtë nga Uganda si pjesë e grupit “AgriClinic”, një nga ekipet fituese të sfidës.Me idenë e tyre për të krijuar një pajisje që ndihmon qëndrueshmërinë dhe rritjen e të korrave, ekipi AgriClinic nga Uganda dhe Shqipëria zhvilloi një produkt novator që do të optimizonte burimet duke përdorur teknologjitë dixhitale të aplikuara në bujqësi. Juria përgëzoi ekipin jo vetëm për zhvillimin e një mjeti të shkëlqyer dixhital që do të ndihmonte fermerët dhe kultivuesit në tërësi, por edhe për ofrimin e një ide shumë të qartë, tërheqëse dhe bindëse.
''Flasim gjuhën e tregjeve financiare''
100 nxënës të 10 shkollave të mesme në Shqipëri pak muaj më parë u bënë pjesë e konkursit të ndërmarrë nga JA of Albania “Ne flasim gjuhën e tregjeve financiare”. Të rintë u angazhuan në hartimin e një fjalorthi me terma dhe koncepte themelore në fushën e investimeve dhe të sipërmarrjes, të shprehur në gjuhë të thjeshtuar dhe të përshtatëshme për grupmoshën e tyre.Ceremonia përmbyllëse e këtij konkursi e organizuar nga Junior Achievement of Albania në partneritet me ASTA - Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri, ANFE - Rrjetin Shqiptar për Edukimin Financiar dhe nën kujdesin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, u zhvillua në kuadër të Javës Botërore të Investitorëve.Pjesëmarrësit në ceremoni dhe veçanërisht nxënësit fitues të konkursit theksuan vlerën e iniciativave të tilla që u mundësojnë të rinjve thellimin e dijeve të tyre mbi investimet e sipërmarrjen.
Mbështesim zhvillimin profesional të mësuesve
Lista Ferd 2021
Për vitin e 5 -të rradhazi, një përzgjedhje e sipërmarrësve dhe udhëheqësve frymëzues nga rrjeti alumni i Junior Achievement janë shtuar në Listën e FERD.Lista e FERD -it është një iniciativë e përbashkët nga JA Europe dhe FERD, që njeh individët që kanë pasur një përvojë sipërmarrëse gjatë shkollimit dhe janë bërë sipërmarrës dhe udhëheqës të jashtëzakonshëm në komunitetet e tyre.Nderimet e Listës së FERD janë dëshmi që përvojat praktike sipërmarrëse që këta të rinj marrin gjatë shkollimit mund të jetë transformuese jo vetëm për këta individë, por dhe krijimin e një rrethi virtual për shoqërinë e më gjerë.“Përmes kësaj nisme, ne duam të tregojmë se ndërtimi i një mendësie sipërmarrëse tek të rinjtë rezulton në një rreth virtuoz, në shumë nivele dhe për një afat të gjatë“, thotë Johan H. Andresen, Pronar dhe Kryetar i Ferd, dhe nismëtar i Lista e FERD -it. Ai shtoi: “Unë jam i kënaqur që këta shtatë individë po i bashkohen listës në rritje të nderimeve dhe mezi pres të zbulojnë se çfarë do të ketë e ardhmja për ta.” “Ne jemi krenarë që numërojmë individë të tillë të shkëlqyer në mesin e komunitetit tonë alumni dhe jemi mirënjohës ndaj Johan H. Andresen për hedhjen dritë mbi historitë e tyre frymëzuese. Falë angazhimit, përkushtimit dhe bujarisë së alumnive tanë, ne do të jemi në gjendje t’u japim një shans më shumë të rinjve evropianë që të kenë mundësi të ngjashme për të ndryshuar jetën “, tha Salvatore Nigro, CEO i JA Europe.Ne jemi shumë krenarë që Altin Kadareja një nga alumnit në listën e të nderuarve të FERD -it, të cilët janë ndër sipërmarrësit, udhëheqësit dhe novatorët më të shquar në Evropë dhe po bëjnë punë të jashtëzakonshme në fushën e tyre profesionale.Zbuloni këtu Fituesit e Listës Ferd 2021
IDEA YOUTH FORUM
Ditët e fundit të gushtit dhe të parat e shtatorit ishin mjaft interesante për programin e debatit. Pesë ditë intensive nga 28 gushti deri më 2 shtator, përfaqësues nga programi i Debating Economics morën pjesë në Forumin e parë Rinor të IDEA pas gati dhjetë vitesh. Rreth 50 pjesëmarrës nga Evropa Lindore, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme patën mundësinë të ndërveprojnë mes tyre, të ndajnë përvojat e lidhura me debatin, të punojnë dhe të argëtohen. Gjatë pesë ditëve, u mbajtën gjithsej 36 sesione nga të ftuar dhe pjesëmarrës në forum në lidhje me botën e debatit, të tilla si prezantimi i debatit, si ta zbatoni atë dhe më e rëndësishmja se si ta bëjmë debatin interesant përsëri dhe ta kthejmë atë po aq të fuqishëm sa dikur. Një panel prej tre profesionistësh, vuri në dukje në fund të këtij Forumi problematikat kryesore me të cilat përballen shumica e vendeve për të zbatuar debatin tek të rinjtë. Historitë e suksesit u përdorën për të dhënë sugjerime për problemet specifike me të cilat përballen pjesëmarrësit.
Konferenca rajonale “Regional CSO Networking” – Projekti BY LEAP
Konferenca rajonale “Regional CSO Networking” – Projekti BY LEAP 20 pjesëtarë të organizatave rinore të shoqërisë civile dhe anëtarë të rrjetit JA Alumni Albania u përfshinë aktivisht në Konferencën Rajonale “Regional CSO Networking” që u zhvillua më 8-10 shtator 2021, në Podgoricë, Mal të Zi, e mbajtur në kuadër të projektit ByLeap.120 pjesëmarrës të përfshirë në këtë Konferencë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, anëtarë të rrjeteve të JA Alumni dhe përfaqësues nga bota e biznesit nga gjashtë shtete: Turqia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, diskutuan mbi mundësitë dhe sfidat e sipërmarrjes në vendet e rajonit, duke ndarë praktika të mira nga secili shtet. Përgjatë Konferencës pjesëmarrësit u prezantuan me disa nga sukseset e Junior Achievement në nivel global dhe kombëtar, si dhe me skemat e granteve që projekti ofron. Konferenca synoi të nxiste bashkëpunimin rajonal mes organizatave rinore dhe do të pasohet nga të tjera iniciativa që në thelb mundësojnë fuqizimin për sipërmarrjen të të rinjve në vendet ku po zbatohet ky projekt.