ZBATIMI I PROGRAMIT
Në klasë
KOHËZGJATJA E PROGRAMIT
6 javë
NIVELI I KLASËS SË PROGRAMIT:
Arsimi i mesëm i ulët, Klasa e 8-të
Moduli “Është e ardhmja ime” ju ofron nxënësve në shkollën nëntëvjeçare informacion praktik që fillon t’i prezantojë me botën e punës. Nxënësit do të fillojnë të zhvillojnë imazhin e tyre dhe krijojnë aftësi të nevojshme për të fituar një punë. Moduli trajton çështjet me poshtë:
Zhvillimi i një marke personale;
Aftësitë, interesat, mjedisi i punës, dhe konsideratat për të ardhmen e punësimit kur eksplorohen karrierat dhe industritë;
Hartëzimi i karrierës;
Instrumente për gjetje punësimi;
Aftësitë plotësuese, etika e punës, dhe profesionalizmi.
Gjatë këtij moduli nxënësit kuptojnë se vendimet që ata marrin në shkollën nëntëvjeçare, mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi të tashmen dhe të ardhmen e tyre; ekzaminojnë grupimet e karrierave dhe llojet e punës që ata duan të vëzhgojnë më tej në secilin prej tyre; Kuptojnë instrumentet bazë për kërkimin e një pune, përfshirë formularin e aplikimit, rezymetë, rekomandimet, dhe intervistimin; kuptojnë ndryshimin midis aftësive teknike dhe atyre plotësuese.
-
Arritjet, qëndrimi, marka, karriera, grupet e karrierës, harta e karrierës, shtigjet e karrierës, komunikimi, rënia, niveli arsimor, karriera me rritje të lartë, interesat, aplikimi për punë, rritja e punës, kërkimi i punës, intervista për punë, perspektiva e punës, logoja, krijimi i një përshtypje të mirë, harta, markë personale, profesionalizëm, referenca, reputacion, aftësi, shkathtësi të buta, etiketa, punë ekipore, aftësi teknike, aftësi të transferueshme, etikë pune.
-
Analizimi i markës dhe grafikëve, analizimi i të dhënat nga media, aplikimin e shkakut dhe pasojës, demonstrimi i shkakut dhe pasojës, vlerësimin dhe renditjen e opsioneve, diskutimin në grup, identifikimin e aftësive personale, identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta, arsyetimin logjik, marrjen e shënimeve, parashikimin, lexoni për të kuptuarit, njohja e modeleve, njohja e fjalorit, rishikimi i rezultateve, luajtja e roleve, vetëvlerësimi, puna ekipore, përdorimi i artit si vetë-shprehje.