Girls Go Circular – Vajzat drejt Ekonomisë Qarkulluese

Një platformë për vajzat që synojnë më lart!

Për vajzat e moshës 14–19 vjeç që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë dixhitale dhe sipërmarrëse, duke u përgatitur për një ekonomi të qëndrueshme.

Junior Achievement of Albania ju ofron mundësinë të mësoni në mënyrë të pavarur përmes një platforme inovative online: Girls Go Circular.

Një mundësi unike për të mësuar dhe zhvilluar aftësi praktike

Girls Go Circular është një program mësimor i financuar nga Bashkimi Europian, që prej Prillit 2024 implementohet në Shqipëri nga Junior Achievement of Albania.

Qëllimi
Zvogëlimi i hendekut gjinor në shkencë dhe teknologji.

Mjeti
Platforma inovative Circular Learning Space, e cila ndihmon vajzat të zhvillojnë aftësi dixhitale dhe sipërmarrëse përmes moduleve të personalizuara dhe aktiviteteve krijuese.

Pikat kryesore të programit

Circular Learning Space – Një platformë online me 19 module, që mbulojnë tema si:

  • Ekonomia qarkulluese e smartphone-ve

  • Inteligjenca artificiale

  • Qytetet e shëndetshme dhe të zgjuara

  • Teknologjitë e mobilitetit

Përshtatshmëria – Materialet janë të disponueshme në 24 gjuhë dhe janë të përputhshme me standardet europiane DigComp, EntreComp dhe GreenComp.

Mësim i pavarur – Vajzat mësojnë në ritmin e tyre, përmes aktiviteteve praktike, si krijimi i planeve të biznesit dhe simulimet dixhitale.

Pjesëmarrje në evente – Mundësi për të marrë pjesë në:

Impakti i programit

Që nga fillimi i tij në vitin 2020, Girls Go Circular ka ndihmuar mbi 48,000 vajza të mësojnë mbi ekonominë qarkulluese dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre.

🎯 Synimi – Reduktimi i hendekut gjinor në STEM dhe frymëzimi i vajzave për të ndjekur karriera në shkencë dhe teknologji.