MARTIN MATA
Kryetar i Bordit të Drejtorëve

Martin Mata ka 30 vjet përvojë në menaxhim në sektorin publik dhe privat, në planifikim strategjik, analiza të avancuara ekonomike, të tregut dhe të investimeve, analizë politike dhe zhvillimin e burimeve njerëzore. Ai filloi të punojë për Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në vitin 2000 dhe u bë Bashkëdrejtor Ekzekutiv në vitin 2010. Përvojat e tij të mëparshme përfshijnë pozicione si menaxher i përgjithshëm i Mercedes-Benz në Shqipëri, këshilltar politik i Kryeministrit të Shqipërisë, këshilltar politik në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe drejtor për marrëdhëniet me publikun në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit. Ai ka një diplomë në Histori dhe Gjuhë Angleze dhe një MBA nga një program i përbashkët i Universitetit të Nebraskës dhe Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Tiranës. Ai është Bashkëdrejtor Ekzekutiv i AADF-së që nga viti 2013. Në vitin 2015, Z. Mata ka marrë Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

ALEKSANDËR SARAPULI
Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Aleksandër Sarapuli ka 30 vjet përvojë në menaxhim dhe konsulencë në investime kapitale private, financim dhe menaxhim projektesh, analizë fizibiliteti ekonomik dhe financiar, prokurim teknologjie dhe mallrash dhe marketing. Ai ka punuar në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve që në vitin 1996 dhe u bë Bashkëdrejtor Ekzekutiv në vitin 2010. Përvojat e tij të mëparshme përfshijnë pozicione si bashkë-themelues dhe drejtues i Njësisë së Konsulencës ndaj Biznesit (BAU), këshilltar për biznesin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë në Shqipëri dhe menaxher për prokurimet dhe marketingun në disa kompani private. Ai mban një diplomë në ekonomi nga Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë. Z. Sarapuli ka marrë pjesë në shumë programe trajnimi intensive për tema si investime kapitale private, financë, menaxhim e të tjera. Ai është Bashkëdrejtor Ekzekutiv i AADF-së që nga viti 2013. Në vitin 2015, Z. Sarapuli ka marrë Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

ELVIN GURI
Zv/Kryetar i Bordit të Drejtorëve

Elvin Guri është një investitor dhe sipërmarrës me më shumë se 15 vjet rekord të suksesshëm në sistemin bankar dhe kapitalin privat në Evropë. Si investitor dhe këshilltar, Elvini është përfshirë në marrëveshje në sektorin e institucioneve financiare (Republika Ceke, Ukraina, Polonia, Rumania, Serbia, Shqipëria, Maqedonia), në teknologji dhe bioteknologji (Zvicër, Bullgari), në kujdesin shëndetësor dhe industrinë ushqimore (Bullgaria), dhe sektorin e pasurive të patundshme (SHBA). Z.Guri është një nga 2 themeluesit e JetFinance International, huadhënësi më i madh i financave të konsumatorit në EJL. JetFinance u shit në BNP Paribas Personal Finance në korrik 2007. Z.Guri zotëron 49% të aksioneve të operatorit të telefonisë celulare Telekom Albania, pas blerjes në 2019, përmes kompanisë Albania Telekom Invest AD. Ai ka mbuluar role të ndryshme në organizma prestigjozë si si PWC dhe BERZH. Elvin mban titullim Master Ekzekutiv në Administrim Biznesi nga Universiteti i Oksfordit. Elvini mbështet disa nisma arsimore në Bullgari dhe Shqipëri, përfshirë AUBG, Mësimdhënie për Bullgarinë (""Zaedno v Chas"") dhe Junior Achievement.

ZAMIRA GJINI
Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Drejtore e Drejtorise së Arsimit Para-Universitar ne Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Znj. Gjini eshte antare e bordit te JAA qe prej 2017.

ADRIANA BERBERI
Anëtar i Bordit të Drejtorëve

Znj. Adriana Berberi ka eksperience afro 40 vjeçare në pozicione kyçe ne sektorin publik dhe privat në Shqipëri. Znj. Berberi ka kryer studimet universitare në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, dega Financë - Kontabilitet dhe mban titullin Master Shkencor në “Studime Evropiane” nga Universiteti i Tiranës. Fillimet e saj profesionale kanë nisur në sektorin bankar, si eksperte e investimeve në Bankën e Shqipërisë. Në vitet 1991 -1997, specialiste në Drejtorinë e Buxhetit, Ministria e Financave dhe më pas, Zv. Ministre e Financave dhe Zv. Ministre e Ekonomisë. Znj. Berberi ka qenë Drejtire e Kabinetit të Kryeministrit në vitin 2002. Znj. Berberi ka një eksperiencë të gjatë edhe në fushën e mësimdhënies, ku si pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në lëndët: Analiza e veprimtarisë ekonomike të ndërmarrjeve dhe Bazat e Ekonomisë. Në vitin 2008 – 2013, ajo ka qënë titullare e lëndeve “Financat Publike” dhe “ Fiskaliteti”, si dhe në cilësinë e Administratores së Deleguar pranë IAL “ Universiteti Marin Barleti”. Për periudhën 2013 – 2017, ajo kreu detyrën e Drejtores së Kabinetit të Ministres së Arsimit dhe Sportit. Në eksperiencën e saj profesionale, Znj.Berberi ka përfaqësuar shtetin shqiptar në institucione të ndryshme financiare, duke mbajtur detyrën e Zv.Guvernatores së Shqipërisë në BERZH, të Zv.Presidentes dhe Presidentes së Bordit në Bankën e Zhvillimit të Detit të Zi për periudhën 1997- 2005. Në periudhën 2013-2017, ka qenë Kryetare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe aktualisht është anëtare e këtij bordi. Znj. Adriana Berberi që prej vitit 2018, është Presidente e Autoritit të Konkurences të Republikës së Shqipërisë, zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Ajo zotëron licencën e Kontabilistit të Miratuar dhe të Audituesit Ligjor.