INNOVET 2.0 – Një hap drejt modernizimit të arsimit profesional!

Çfarë është INNOVET 2.0?

INNOVET 2.0 është një projekt inovativ që synon të modernizojë Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) në Shqipëri duke integruar:

  • Mësimin praktik për të zhvilluar aftësi reale të tregut të punës.

  • Sipërmarrjen si një mundësi për nxënësit të zhvillojnë idetë e tyre.

  • Krijimin e kompanive të nxënësve për të stimuluar inovacionin dhe zhvillimin rajonal.

Pse është i rëndësishëm ky projekt?

INNOVET 2.0 adreson boshllëqet ekzistuese në AFP dhe pajis të rinjtë me aftësi që i bëjnë të përgatitur për tregun e punës.

Përfitime për nxënësit dhe mësuesit

Ofron metodologji mësimore të avancuara dhe eksperienca praktike për nxënësit.

 

Fokus te inovacioni

Prezanton qasje të reja për të ndërlidhur arsimin profesional me praktikat moderne të sipërmarrjes.

Qëndrueshmëri dhe zgjerim

Prezanton qasje të reja për të ndërlidhur arsimin profesional me praktikat moderne të sipërmarrjes.

Partnerët e Projektit

INNOVET 2.0 zbatohet nga:

 

Junior Achievement Albania (JAA)

Organizatë ndërkombëtare me mbi 12 vite përvojë në Shqipëri, që zhvillon aftësi sipërmarrëse dhe përgatit të rinjtë për tregun e punës.

 

Shkolla Teknike Profesionale Korçë

Një institucion kyç me fokus në ndërtim, mekanikë dhe TIK.

 

Universiteti POLIS, Tirana

Institucion i arsimit të lartë që mbështet projektin me ekspertizë në inxhinieri, arkitekturë dhe sipërmarrje.

 

Gjimnazi Sami Frashëri, Tirana

Një shkollë e mesme që inkurajon zhvillimin e aftësive të nxënësve.

Çfarë përfshin projekti?

📌 Trajnime sipërmarrëse – Kurse dhe workshope për zhvillimin e ideve të biznesit.

📌 Eksperienca praktike – Vizita studimore në Universitetin POLIS dhe angazhimi me mentorë ekspertë.

📌 Platformë për startup-et e nxënësve – Mbështetje për zhvillimin e ideve novatore dhe krijimin e kompanive të nxënësve.

📌 Pjesëmarrja në konkurse sipërmarrjeje – Promovimi i ideve më të mira në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Rezultatet e pritura

  • Zhvillimi i Shkollës Teknike Korçë – Shndërrimi i saj në një qendër inovacioni dhe sipërmarrjeje.

  • Aftësi të reja për nxënësit – Përgatitja e tyre për të krijuar dhe menaxhuar biznese të suksesshme.

  • Lidhje me tregun e punës – Mundësi për të bashkëpunuar me ekspertë dhe profesionistë.

  • Krijimi i Kompanive të Nxënësve – Mbështetje për të zhvilluar ide inovative në sektorët kryesorë të ekonomisë.