ZBATIMI I PROGRAMIT
Në klasë
KOHËZGJATJA E PROGRAMIT
6 javë
NIVELI I KLASËS SË PROGRAMIT:
Arsimi Fillor,
Klasa e 4-ët
“Kombi Ynë” ofron informacion praktik në lidhje me nevojën e bizneseve për individë, të cilët plotësojnë kërkesat e tregut të punës. Për më tepër, ky modul prezanton konceptin e globalizimit të biznesit, pasi ai këshillon mbi karrierat e ndryshme që mund të ndjekin nxënësit. Moduli gjithashtu nxjerr në pah nevojën e nxënësve për të qenë sipërmarrës në mënyrën e të menduarit, me qëllim që të plotësojnë kërkesat e karrierave dhe pozicioneve të punës më të kërkuara në të gjithë botën.
-
Biznesi, karriera, grupimet e karrierës, bashkëpunimi, komunikimi, konkurrenca, konkurrenti, konsumatori, mendimi kritik, inxhinieria, punonjësit, punëdhënësit, sipërmarrësi, ekonomia e tregut të lirë, ekonomia globale, mallrat dhe shërbimet, kapitali njerëzor, inovacioni, shpikja, ndërvarësia, specializimi, kostoja oportune, produkti, prodhuesi, fitimi, aftësitë, teknologjia, gatishmëria për punë.
-
Analizimi i profesioneve, analizimi i informacionit, rrahja e ideve, mendimi krijues dhe novator, bashkëpunimi, komunikimi, vendimmarrja, vlerësimi, të kuptuarit e rëndësisë së ndjekjes së rregullave të shkruara, aftësitë nder personale, interpretimi i çështjeve ekonomike, leximi i hartave, organizimi i informacionit, prioritizimi, zgjidhja e problemeve, arsyetimi, të folurit dhe të dëgjuarit, aftësitë STEM (njohuritë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) puna në grup, të shkruarit efektiv.